Work of prof. Shaban Demiraj on the Illiryanhood of Epirus Cover Image

Ndihmesa të prof. Shaban Demirajt për ilirësinë e Epirit
Work of prof. Shaban Demiraj on the Illiryanhood of Epirus

Author(s): Rami Memushaj
Subject(s): Anthropology, Regional Geography, Middle Ages, Cultural Anthropology / Ethnology, Culture and social structure
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Prof. Shaban Demiraj; Illyrian; Epirus;

Summary/Abstract: 1. Një nga zbrazëtitë e kërkimeve albanologjike është mungesa e studimeve për lashtësinë dhe mesjetën e trevave në perëndim të Vjosës dhe të vargut të Pindit e deri në gjirin e Artës, që grekët e vjetër e quanin Epir. Veç tri-katër qyteteve të lashtësisë, në qendrat e tjera të banuara të këtyre trevave nuk janë bërë kërkime arkeologjike; nuk ka as ndonjë botim ndërdisiplinor ose edhe vetëm historik prej studiuesve shqiptarë për këtë trevë në lashtësi e mesjetë, sikundër është libri autoritar “Epiri” i historianit anglez N. Hamond. Ndërkohë, fqinjët tanë jugorë kanë një letërsi historike shumë të pasur, jo vetëm në gjuhën greke, po edhe në gjuhët ndërkombëtare. Një nga këto botime është edhe përmbledhja e vëllimshme në anglishte “Epiri - 4000 vjet histori dhe qytetërim grek” (Epirus - 4000 Years of Greek History and Civilization, Athens, 1997), një libër që i drejtohet lexuesit të huaj. Në këtë përmbledhje me kontribute nga historianë të njohur grekë dhe të huaj, mbrohet teza e karakterit helen të Epirit të lashtë dhe, mbi këtë bazë, mëtimet greke për trojet jugore të vendit tonë.

  • Issue Year: 2017
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 223-233
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode