THE FIGURE OF GEORGE KASTRIOT - SKANDERBEUT AND THE PERCEPTION OF THE OTTOMAN TURKS IN THE DISCOURSE OF THE PROVISIONAL GOVERNMENT OF VLORA Cover Image
  • Price 6.90 €

FIGURA E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT DHE PERCEPTIMI PËR TURQIT OSMANË NË DISKURSIN E QEVERISË SË PËRKOHSHME TË VLORËS
THE FIGURE OF GEORGE KASTRIOT - SKANDERBEUT AND THE PERCEPTION OF THE OTTOMAN TURKS IN THE DISCOURSE OF THE PROVISIONAL GOVERNMENT OF VLORA

Author(s): Ledia Dushku
Subject(s): Cultural history, Political history, Social history, 15th Century, The Ottoman Empire
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: The Ottoman empire; Albania; history; Skenderbey;

Summary/Abstract: Përdorimi në diskursin publik i veprimtarisë së figurave që kanë shenjuar periudha të rëndësishme të historisë, është pjesë e qenësishme në procesin e formësimit të kujtesës kolektive, si dhe atij të ngjizjes së identitetit dhe krijimit të shtetit kombëtar. Figura e Gjergj KastriotitSkënderbeut, Heroit të vetëm Kombëtar të shqiptarëve është një e tillë, me ndikim thelbësor në proceset identitare dhe shtetformuese. Veçanërisht që prej fundit të shek. XIX, janë veprimtarët e Rilindjes Kombëtare ata, që në kuadrin e procesit të inxhinierisë identitare e mitizuan figurën e Skënderbeut, duke u përpjekur të rikrijojnë kujtesën kolektive veçanërisht mbi luftërat e tij kundër osmanëve, me synimin e qartë dykahësh, të formësimit dhe rritjes së vetëdijes kombëtare dhe të pasqyrimit të kontributit mbrojtës që shqiptarët i kishin dhënë qytetërimit evropian. Ky kontribut, veçanërisht kur i drejtohej opinionit ndërkombëtar, nënkuptonte edhe procesin e kundërt, borxhin që Evropa do të duhej t’i kthente shqiptarëve, duke i ndihmuar tanimë në procesin e mëvetësisë nga Perandoria Osmane.

  • Issue Year: 2021
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 269-279
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode