- Cover Image
  • Price 4.50 €

Tipare e veçori të terminologjisë ushtarake dhe prirjet e zhvillimit të saj bashkëkohor
-

Author(s): Hasan Çipuri
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: characteristic features ; Albania; albanian military terminology ; development of trends ; contemporary albanian language;

Summary/Abstract: 1. Terminologjia ushtarake, megjithëse përbën një sistem më vete në rrethin e terminologjisë tekniko-shkencore të gjuhës shqipe, është e lidhur ngushtë edhe me terminologjitë e tjera të kësaj sfere. Në mënyrë të veçantë termat ushtarako-teknikë të llojeve të forcave, të armëve e shërbimeve janë të ndërthurura me termat e kimisë, fizikës, matematikës, mekanikës, elektronikës, informatikës, arkitekturës, gjeodezisë, astronomisë, ekonomisë etj Megjithatë, krahas termave të përbashkët me këto shkenca, në ushtri përdoren edhe shumë terma të veçantë, p.sh. busull optike e artilerisë, fosgjen, fosdrinë, fosgjenoksinë, flurudhë balistike, iprit, gjasë e ngjarjes kënd i rënies së predhës, lindian, luizit, pilotbalonë, radioaktivitet, radiodjegore, radar, teleobjektiv, teodolit, trekëndëzim, tribrinjëzim, telemetër, valë goditëse etj., ndërsa disa terma të tjerë në ushtri marrin kuptime të veçanta, p.sh. atom (= armë atomike, kërpudhë atomike, kushtrim atomik (sinjal); foton (= armë fotonike); hidrogjen (= bombë me hidrogjen); gaz (= lëndë helmuese luftarake, kushtrim kimik (sinjal); neutron (= bombë neutronike) etj.

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 01-04
  • Page Range: 063-069
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian