Selman Riza – Analytical linguist and Reviewer Cover Image

Selman Riza - gjuhëtar kritik
Selman Riza – Analytical linguist and Reviewer

Author(s): Bahri Beci
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Selman Riza ; Analytical linguist ; Reviewer; Albania; Albanian Linguistic;

Summary/Abstract: Selman Riza kulmin e veprimtarisë së tij shkencore në fushën e gjuhësisë e arriti në periudhën ndërmjet viteve 1956- 1967. Ishte e vetmja periudhë “e qetë” në veprimtarinë e tij shkencore. E qetë në thonjëza, sepse pikërisht gjatë kësaj periudhe u përgatit kalvari i vuajtjeve të fundit që e ndoqën edhe ditën e varrimit të tij. Gjatë viteve 1956-1967 ai hartoi gjashtë punime monografike për kategoritë kryesore morfologjike të shqipes, nyjat, pronorët, emrat dhe foljet. Pikërisht tërësia e këtyre studimeve shënon arritjen e tij më të madhe në fushën e gjuhësisë shqiptare. Selman Riza ka meritën e madhe që përmes këtyre studimeve monografike, po edhe të tjera studimeve, arriti të krijojë e të na lërë si trashëgim një sistem të tërë origjinal dhe të pavarur pikëpamjesh në fushën e gramatikës bashkëkohore e historike të shqipes. Kjo përbën, ndoshta edhe arritjen më të madhe të tij në fushën e gjuhësisë shqiptare. Selman Riza, duke dashur të karakterizojë kontributin e tij në fushën e gjuhësisë, ndër të tjera, shkruante: “Unë jam, në radhë të parë gjuhëtar kritik. Po më hoqën kritikën shkencore unë nuk jam më Selman Riza”1.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 01-02
  • Page Range: 061-072
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode