Rron o rron, nuk vdes shqiptari
The Albanian lives and lives, he does not die
Author(s): Edi RamaSubject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania; Albanian Survival
Summary/Abstract: Mbiemri: Nazi Emri: Fron Bindja: Koha nuk ka kohë Shenja dalluese: Faqore me whisky mbi zemër Profesioni: Black Marlboro Humour Man Kur nga goja e faksit të Fondacionit Sorros doli ftesa e çuditshme e një farë Festivali të Këmbës, drejtor ekzekutiv ishte Fron Nazi. Ardhur në Shqipëri prej ngulimeve shqiptare të Bronksit, bashkë me projektin utopik të Shoqërisë së Hapur, zoti Nazi kishte sjellë me vete në Tiranën e fillimviteve ’90 edhe hijen e përçmimit që komuniteti amerikan i shqipeve i rezervonte prej gjysëm shekulli sojit të komunistëve shqiptarë. Gjithësesi largimi i murtajës së kuqe nga viset e trashëgimtarëve legjitimë të truallit ilir dukej se e kishte fashitur disi atë urrejtjen shkrumbëzuese që kishte mëkuar që në djep zotin Nazi, për të cilin duhet thënë qysh në fillim se kultura e mirëfilltë amerikane dhe delikatesa natyrale e të shikuarit të gjërave e ndihmuan ta kuptojë shpejt dheun e të parëve dhe pastaj, pak më vonë, e rrokullisën drejt e në koshin e mbeturinave të historisë së Shqipërisë. Nejse, historia e koshit të historisë, e cila në rastin e zotit Nazi lidhet me konvertimin e paparashikuar të këtij të fundit në komunist dhe agjent i shërbimit sekret serb, është një përrallë e gjatë që del përtej ledhit të rrëfenjës sonë, e cila në fakt fillon me Këmbën e Hollandezit Fluturues.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 1995
- Issue No: 05
- Page Range: 052-067
- Page Count: 16
- Language: Albanian
- Content File-PDF