Albanian Uprising 1911 Cover Image
  • Price 4.90 €

Kryengritja Shqiptare Antiosmane E Vitit 1911 Dhe Dualizmii Politikës Greke
Albanian Uprising 1911

Author(s): Ledia Dushku
Subject(s): History
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania;1911 ; Albanian History;

Summary/Abstract: Vendosja e Kushtetutës Osmane në korrik të vitit 1908 nuk i fashiti problemet kombëtare në Perandorinë Osmane. Pas shtypjes së puçit të prillit 1909, në të cilin "të shtypurit" luajtën një roi të dores së pare, Turqit e Rinj vendosën të vinin në jetë pikëpamjen e tyre centralizuese të bashkimit, sipas së cilës në shtetin osman nuk duhej të kishte turq, shqiptare, grekë, armenë, arabe, por vetëm qytetarë osmanë të bashkuar, të barabartë përpara ligjit, me të njëjtat të drejta dhe detyra1. Në gusht 1909 doli ligji mbi shoqatat, zbatimi i të cilit shpërndau shoqatat kulturore dhe mbylli klubet patriotike. Shpërbërja e çetave në territoret shqiptare dhe ato maqedonase do të bëhej nëpërmjet vënies në jetë të ligjit mbi ndalimin e çetave në Rumeli dhe ligjit mbi komitët. Parashikohej kryerja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak edhe për populisme jo myslimane. Turqit e Rinj menduan të centralizonin edhe sistemin arsimor në Perandori. Pasi dështuan të devijonin ecurinë e arsimit kombëtar, ata vendosën ta asgjësonin krejtësisht atë. U krijua një inspektorat për shkollat jo turke dhe u kërkua të vendosej me detyrim nëpër shkolla dhe gjykata gjuha turke si gjuhë zyrtare. Gjatë vitit 1910, shkollat shqipe kudo në vilajetet shqiptare u mbyllën duke përfshirë edhe shkollën Normale të Elbasanit. Gazetat shqiptare u ndaluan dhe botuesit në shumë raste u burgosën pa gjyq. Qindra nacionalistë shqiptare u arrestuan ose u detyruan të kërkonin strehim jashtë vendit2.

  • Issue Year: 2011
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 165-174
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode