JAPODËT-POPULL ENIGMATIK ILIR - Ekspozi të arkeologjike
IAPYDES-ILLYRIAN ENIGMATIC PEOPLE - ARCHAEOLOGICAL EXHIBITION
Author(s): Naser FerriSubject(s): Archaeology, Cultural history, Conference Report
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Archeology; Cultural history;
Summary/Abstract: Në ambientet reprezentative të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit, më 29. qershor 2017, në orën 19, në prezencën e një numri të madh të ftuarish, mysafirësh e adhuruesish të arkeologjisë, u hap ekspozita me titullin “Japodi-zaboravljeni gorštaci” (Japodët-malësorët e harruar). Ekspozita është fryt i bashkëpunimit të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit dhe Muzeut të Vendit të Bosnjë e Hercegovinës në Sarajevë, ndërsa kuratore të ekspozitës janë dr. Lidija Bakariq nga Zagrebit dhe dr. Adriana Providur nga Sarajeva. Hapja e kësaj ekspozite koincidon me 130- vjetorin e fillimit të gërmimeve sistematike në nekropolet dhe lokalitetet e tjera të kulturës japode dhe me 180-vjetorin e themelimit të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit. Ekspozitën e hapën Ivan Radman Livaja dhe Dr. Lidija Bakariq
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave historike
- Issue Year: 2017
- Issue No: 47
- Page Range: 287-294
- Page Count: 8
- Language: Albanian
- Content File-PDF