THE ALBANIAN SIXTY-EIGHT – AUTHENTIC PART OF THE EUROPEAN SPRING OF ‘68 Cover Image

GJASHTËDHJETETETA SHQIPTARE - PJESË AUTENTIKE E PRANVERËS EVROPIANE '68
THE ALBANIAN SIXTY-EIGHT – AUTHENTIC PART OF THE EUROPEAN SPRING OF ‘68

Author(s): Hydajet Hyseni Kaloshi
Subject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: 1968;Demonstrata;Tetovë;Gjashtëdhjeteteta shqiptare;Pranvera evropiane;

Summary/Abstract: Lëvizja shqiptare e vitit 1968 ka qenë dhe vazhdon të jetë temë e preferuar e hulumtimit dhe përkushtimit të gjerë shkencor e publicistik dhe rrjedhimisht ajo është lëvruar, trajtuar, ndriçuar dhe afirmuar në mënyrë të gjithanshme diakronike dhe sinkronike. Përvjetori i pesedhjetë, jubilar, jep rastin dhe krijon mundësinë për një qasje të re rekapituluese dhe analitike të Lëvizjes ‘ 68, në dritën e fakteve dhe dokumenteve të shumtë të publikuar dhe veprave të ndryshme, të botuara ndërkohë, nga autore të ndryshëm vendorë dhe të huaj. Punimi "Gjashtëdhjeteteta shqiptare - pjesë autentike e Pranverës evropiane ' 68" mëton të trajtojë kontekstin historik dhe politiko- shoqëror në të cilin lindi dhe u zhvillua Levizja 68, në viset e robëruara shqiptare, dimensionin paraardhës si dhe vizionin pasues e vijues, me fokusim të veçantë tek relacioni historik me gjashtëdhjetetetën evropiane në dy hemisferat e saj. Trajtesa është një përpjekje e natyrës eseistike, analitike dhe krahasimore, me referenca qasjeve dhe vlerësimeve të ndryshme e përplotësuese e përqëndruar në shquarjen, potencimin dhe afirmimin e karakterit autentik të Nëntorit pranveror ' 68, përgjithësisht, posaçërisht, si lëvizje pasardhëse e përpjekjeve paraardhëse atdhetare e çlirimtare dhe njëkohësisht paraardhëse e Pranveres shqiptare ' 81 dhe vazhdimësisë së saj, Lëvizjes së padhunshme politike të viteve ' 90, Lëvizjes studentore të vitit 1997 dhe kulmimit me luftën fitimtare të ushtrive tona çlirimtare. Si e tillë, ajo mund të jetë edhe një intrigim dhe nxitje për studiuesit e ndryshëm, për hulumtime të reja arkivore dhe memoristike dhe për përballjen e fakteve dhe argumenteve, në funksion të pasurimit, thellimit dhe ndriçimit të së vërtetës së plotë shkencore të Dhjetorit ~pranveror të vitit ' 68 dhe rrezatimit pasues historik.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 58 - 65
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode