DEMONSTRATIONS OF THE 1968 AND THE REPRESENTATIVE MEASURES OF THE MACEDONIAN COMMUNIST POWER Cover Image

DEMONSTRATAT E VITIT 1968 DHE MASAT REPRESIVE TË PUSHTETIT KOMUNIST MAQEDONAS
DEMONSTRATIONS OF THE 1968 AND THE REPRESENTATIVE MEASURES OF THE MACEDONIAN COMMUNIST POWER

Author(s): Qerim Lita
Subject(s): History, Philosophy
Published by: University of Tetova
Keywords: Intelektualët shqiptarë;pushtimi Jugosllav;demostrata;

Summary/Abstract: Demonstratat e dhjetorit të vitit 1968 në Tetovë, ishin vazhdimësi të demonstratave të mbajtura gjatë muajve tetor-nëntor të atij viti në Pejë, Prizren, Ferizaj, Prishtinë, Gjilan, Podujevë e në disa qendra tjera të Kosovës, në të cilat u kërkua që, kombi shqiptar nën pushtimin e RSFJ-së, ngjashëm sikurse edhe kombet tjera të asaj federate, të ketë republikën e vet, në të cilën do të përfshiheshin të gjitha tokat shqiptare nën pushtimin jugosllav, të coptuara në tre republika dhe në një krahinë autonome. Nismëtar dhe udhëheqës të atyre demonstratave, ishin intelektualët dhe veprimtarët e shquar shqiptar si: Mehmetriza Murtezani-Gega, Faik Mustafa, Dr. Harun Jakupi, Selajdin Hyseni, Arbër Xhaferi, Latif Ibrahimi, Sali Saliu, Ymer Ymeri, Mehmedali Hoxha e shumë të tjerë, një pjesë e të cilëve morrën dënime të rënda nga ana e gjyqeve të atëhershme komuniste jugosllave, përkatësisht maqedonase.Qëllimi i punimit kap segmentin e zbardhjes së personaliteteve kontribuese në realizimin e demonstratave të Tetovës në vitin 1968, si dhe reflektimet që pati vet akti i demonstrimit në ndryshimet që do pasonin më vonë në Republikën e Maqedonisë, duke filluar që nga viti 1969, kur edhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe do shënonte përparim të dukshëm, e deri te avansimet kushtetutare që ndodhën në vitin 1974.

  • Issue Year: 5/2018
  • Issue No: 10
  • Page Range: 102 - 117
  • Page Count: 16
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode