Zhvillimi i familjes punetore në rrethin e tiranës
Familja jonë është në zhvillim të pandërprerë, dukuri kjo që kushtëzohet nga përsosja e parreshtur e bazës ekonomike dhe materialo-teknike të socializmit, nga shndërrimet e superstrukturës, nga ngritja e nivelit arsimor e kulturor të masave punonjëse, nga thellimi i revolucionit ideologjik në të gjitha fushat e jetës. Në periudhën e sotme, për vetë natyrën e saj të veçantë e disi të pavarur, familja zhvillohet më me ngadalësi, mbetet më mbrapa në raport me zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Megjithatë, kjo është relative. Те ne familja me tipare socialiste përbën tipin e familjes që sa vjen e konsolidohet në gjirin e shoqërisë sonë.
More...