Botime e njohuri te reja për arbëreshët e greqisë, për kulturën dhe gjuhën e tyre
Këto vitet e fundit kanë dalë një numër botimesh të reja, që japin njohuri e materiale të shumta përmbi arbëreshët e Greqisë, për historinë dhe traditat e tyre, për gjuhën dhe folklorin dhe përgjithësisht për këtë diasporë. Vendin më të gjerë në këto botime e zënë ato të studiuesve arbëreshë të Greqisë. Në mënyrë të veçantë për t’u përmendur shkrimet dhe materialet me interes të botuara në revistat «Dialogoi» dhe «Besa», si dhe një numër i mirë veprash e përmbledhjesh folklorike etj. të studiuesve arbëreshë të Greqisë. Kështu «Symvoli stin erevna tis istorias ton Arvaniton - To Martino (Mouzak) kai ta proerhomena ap’avto Larymna (Kastri) - Loutsi - Pyrgos - Synoptiki istoria Opountion Lokron kai Minyeion Orhomenou II, Loutsi 1980 (175 faqe), shkruar nga Georgiou K. Miha, arbëresh nga Martino.
More...