Magia, miti et credenze popolari. Ricerca etnografica tra gli Albanesi d’Italia
Review of: Antonio Bellusci, Magia, Riti e credenze popolari. Ricerca etnografica tra gli Albanesi d’Italia. Cosenza 1983, 137 pp. Review by: Mark Tirta
More...We kindly inform you that, as long as the subject affiliation of our 300.000+ articles is in progress, you might get unsufficient or no results on your third level or second level search. In this case, please broaden your search criteria.
Review of: Antonio Bellusci, Magia, Riti e credenze popolari. Ricerca etnografica tra gli Albanesi d’Italia. Cosenza 1983, 137 pp. Review by: Mark Tirta
More...
Review of: ÇESHTJE TE FOLKLORIT SHQIPTAR (Questions de folklore albanais), Tirana 1982, pp. 420. Editions de l’Institut de Culture populaire de l’Académie des Sciences de la RPSA. Review by: A. Shehu
More...
Në mendësinë popullore është krijuar një lidhje e ngushtë në mes të koncepteve të tilla, si: zjarri, tymi, vatra, nga njëra anë, dhe shtëpia, familja, nga ana tjetër. Të parat, veç kuptimit të ngushtë, kanë marrë edhe një kuptim të gjerë, simbolizojnë famdjen, shtëpinë ku ajo jeton. «Jemi të një zjarrmi» thuhet në popull, që do të thotë se «kemi dalë nga një shtëpi», nga një bark, nga një familje. Kjo lidhje e ngulitur thellë në traditën popullore dëshmon për rolin e rëndësinë e zjarrit në banesë, si një bashkudhëtar i përhershëm i saj. Jo rastësisht kjo dukuri ka gjetur materializim edhe në fjalë e shprehje të urta popullore, si: «Tymi e mban shtëpinë», «Shtëpia do zjarr e tym». Po ashtu, për dukuri të tilla shoqërore, si uniteti e harmonia në familje, përdor si simbol të shtëpisë e të familjes vatrën, vendin ku ndizej zjarri. («Mos të mbiftë sherri në votër»). Edhe në mallkime vërehet që vatra, hiri e zjarri përdoren si simbol i familjes, i shtëpisë. («T’u shoftë zjarri në votër», «Mos paç zjarr në shtëpi»). Quhej mallkim i madh mungesa e zjarrit në një shtëpi.
More...
Dëshira për ta njohur qytetin e Prizrienit nuk është e lidhur vefëm me bukurinë e rrallë natyrore që ka ai, ose thjeshf me arkitekturën e tij. Ka diçka tjetër që të tërheq më shumë. Ajo është historia e pasur e mjaft interesante e zhvillimit të këtij qyteti, gjurmët e të cilit zënë fill që rië periudhën ilire kur ai njihej me emrin Theranda. Materialet arkeologjike e mandej dokumentet e shkruara tregojnë se historia e zhvillimit të tij vazhdon pa ndërprerje në mesjetë dhe në kohën e re; ajo kurorëzohet me periudhën e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit.
More...
Kabaja është një formë e polifonisë popullore instrumentale që ze vend të gjerë në repertorin e sazeve. Ajo karakterizohet nga improvizimi dhe variacioni i li-rë i ngritur mbi një fillesë muzikore modale, nga rrjedha e natyrshme e figuracionit meloritmik, nga temperamenti i gjallë plot hove e shpërthime. Sfera e saj emocionale e prirë drejt lirikës pasionante sjell dhe nota epizmi, dhembje, diku-diku protestë dhe dramatizëm. Ndjesia në interpretim, herë e ngrohtë dhe herë e vrullshme, gjallëria e shprehjes së mendimeve, hareja dhe optimizmi që bart zakonisht vallja finale-janë dukuritë që shquajnë përmbajtjen e kabasë.
More...
Pa dyshim se për një asimilim të suksesshëm dhe artistik të poezisë gojore arbëreshe në veprën e Gavril Darës ndikuan shumë faktorë. a) Ai ishte njohës i mirë i jetës dhe i begatisë shpirtërore të popullit të vet, sidomos i mjedisit, ku lindi dhe kaloi një pjesë të mirë të jetës, ku poezia gojore e një niveli të lartë artistik ishte mjaft e zhvilluar dhe ndikoi drejtpërdrejt në krijimtarinë e tij. b) Vetë qëllimi, natyra e hartimit dhe e paraqitjes së veprës në fjalë — si vepër popullore (kinse e krijuar nga një bard, bashkëluftëtar i Skënderbeut). c) Tradita për mbledhjen dhe për botimin e letërsisë gojore dhe të trashëgimisë tjetër popullore arbëreshe, e cila bëhej me qëllim për t’i kundërqëndruar asimilimit italian, si dhe për të njohur e paraqitur atë thesar letrar gojor dhe etnologjik para popujve të tjerë të Evropës. d) Çdo veprimtari kulturore dhe shpirtërore e arbëreshe, qoftë individuale, qoftë kolektive, më shumë se asnjëherë tjetër ishte e lidhur ngushtë me çështjen kombëtare.
More...
Po mbushet afërsisht një shekull nga koha kur u botua kënga e parë, jo e plotë, nga cikli shqiptar i kreshnikëve. Gjatë kësaj periudhe është mbledhur një sasi e konsiderueshme këngësh (rreth 2000 njësi e variante) e janë realizuar një sërë punimesh për problemet që lidhen me to. Kjo punë është kryer me dendësi të ndryshme në kohë të caktuara. Nga e gjithë periudha para Çlirimit ne trashëguam vetëm 160 këngë kreshnikësh të botuara dhe ndonjë parathënie a punim të pjesshëm rreth tyre. Vendin kryesor në mbledhjen dhe në studimin e ciklit e ze puna e kryer pas Çlirimit, kur, nëpërmjet ekspeditash të organizuara nga institucione të specializuara ose kërkimesh individuale të dashamirëve të folklorit, u krijuan mundësitë si për botime, ashtu dhe për studime të thelluara. Në kuadrin e vlerësimit tërësor nga Partia dhe shoku Enver Hoxha të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar, është bërë e mundur, që edhe në drejtim të ciklit të hidhet dritë e të qartësohen mjaft probleme, si: tematika, shtrirja gjeografike, mjediset e qarkullimit, vendi që zenë këto këngë në raport me krijimet e tjera folklorike etj. Nga ana tjetër, kjo punë sistematike ka çuar në mundësinë e botimit të dy vëllimeve me këngë të kreshnikëve (në kuadrin e korpusit «Trashëgimi kulturor i popullit shqiptar»), të një vëllimi krahinor me këngë të tilla, si dhe të një vëllimi muzikor. Në të ardhmen radha e tyre do të pasohet me botime të tjera.
More...
Studimi i përmbajfrjes dhe i shtrirjes gjeografike të ciklit të kreshnikëve në Kosovë jep të dhëna të rëndësishme për larminë tematike dhe pasurinë ideore, për konfliktet shoqërore e motivet që i ushqejnë, për traditat luftarake e virtytet morale të popullit, për ngjyrat e veçanta të mjedisit etno-kulturor. Për të pasur njohuri të plota dhe të sakta për ciklin e kreshnikëve shqiptarë, për të hedhur dritë mbi lashtësinë dhe origjinalitetin e tij, duhet patjetër të merret në konsideratë edhe repertori dhe gjendja e këtij cikli në këtë trevë. Në kohët e fundit është mbledhur një material i pasur edhe përtej kufijve shtetërorë të RPS të Shqipërisë, në trojet ku banojnë shqiptarë: në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.
More...
Në kuadrin e studimit të eposit shqiptar, meriton të tregohet kujdes edhe për veçoritë origjinale që e karakterizojnë figurën e rapsodit shqiptar. Përcaktimi i fizionomisë së tipit të rapsodit tonë është i lidhur me një varg faktorësh historikë, socialë, etnikë, psikologjikë e artistikë. Nga ana tjetër, uniteti organik i ciklit të kreshnikëve në përmbajtje e në formë. lidhet me shumë nyje me vetë figurën e rapsodit si bartës, si krijues dhe si ekzekutues.
More...
Lahuta e malësorëve tanë të Veriut përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të këtij kontinenti. Ajo është një instrument karakteristik dhe zë një vend të posaçëm midis veglave të tjera. Lahuta ka luajtur dhe lot një rol të rëndësishëm etik e moral. Trajtimi i tipareve dhe i veçorive të saj etnoartistike në kuadrin e trajtimit të problemeve të eposit, paraqet interesa të veçanta.
More...
Studimi i zhanreve folklorike në zhvillimin e tyre historik, në zanafillën, në tiparet specifike letrare dhe muzikore është i domosdoshëm edhe sot, sepse kur analizohen botimet e shumta të vendeve të ndryshme, shihet se ka ende shumë pështjellime. Këto, si edhe mungesa e saktësisë në metodën e kërkimit dhe të analizës na duken të natyrshme, sidomos sepse dukuritë artistike janë një lëndë e lëvizshme (ashtu si jeta që pasqyrojnë) dhe sepse edhe në ditët tona mungojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet specialistësh të vendeve të ndryshme.
More...
Ndër veprat e mesjetës, Kënga e Nibelungëve gëzon një emër krejtësisht të veçantë. Ajo është një epos i madh në vargje që na ka ardhur në dy versione me një numër të madh derëshkrimesh. Për një kohë të gjatë ka mbizotëruar mendimi se versioni më i shkurtër (prej 2379 vargjësh) është më i vjetri, kurse versioni më I gjatë (prej mbi 2430 strofash me nga 4 rreshta, pra që numëron gjithsej pothuajse 10.000 vargje) është vetëm një përpunim më i zgjeruar. Megjithatë, studimet më të hollësishme të Helmut Brakertit, duket se tregojnë se kjo nuk do të ish jetë kështu dhe se ndoshta versioni më i gjatë është më i vjetri. Sidoqoftë, sot ne nuk jemi më kaq të sigurtë. Për këtë ka kontribuar në mënyrë thelbësore studimi «oral-poetry», veçanërisht ai i poezisë heroike evropiano-jugore dhe për këtë dua të diskutoj në këtë shkrim edhe me ju kolegët shqiptarë që keni një traditë të gjallë të eposit heroik.
More...
Kanuni i Lekë Dukagjinit është vepra postume e mbledhësit të së drejtës zakonore shqiptare, Shtjefën Kostandin Gjeçovit, i njohur në fushën e veprimtarisë shkencore jo vetëm si etnograf, por edhe si shkrimtar, përkthyes, folklorist dhe arkeolog i pasionuar. Në mbledhjen e normave zakonore Shtjefën Gjeçovi nuk qe as i pari dhe as i fundit. Për më shumë se një shekull, funksionarë dhe udhëtarë të huaj, si dhe disa dhjetra studiues të vendit dhe të jashtëm ushtruan një veprimtari jo të pakët lidhur me njohjen, regjistrimin dhe botimin e traditës gojore shqiptare. Por vepra e Gjeçovit mbetet puna më e përkryer, më me vlerë dhe e papërsëritur. «Po të studiojmë me kujdes veprën e At Shtjefën Gjeçovit, «Kanunin e Lekë Dukagjinit», dhe veçanërisht kapitujt mbi pronën, mbi trashëgiminë, mbi familjen, mbi gruan dhe martesat, - ka theksuar shoku Enver, - do të shohim në realitetin tonë vërtetësinë e madhe e gjeniale të Engelsit»
More...
Shën Nikolla i Epërm (San Nikola del Alto) ndodhet në një kodër 579 m mbi nivelin e detit, ndërmjet malit San Mikele dhe malit Picuta në anën verilindore të para-Sibës, ne provincën e Katanxaros. Refugjatët shqiptarë e quajtën fshatin kështu pikërisht për shkak të pozitës që zë ai.
More...
Koleksionet etnografike italiane të Muzeut të Njeriut (Musëe de i’Homme) kanë zbrazëti të mëdha, që Departamenti i Evropës përpiqet t’i mbushë, veçanërisht përsa u përket tekstileve e veshjeve që kanë munguar krejt. Këmbëngulja dhe forca me të cilën janë ruajtur traditat popullore në gadishullin fqinj, që është njëkohësisht aq i hapur ndaj modernizimit, për fat të mirë janë të tilla që ne kemi gjetur mundësinë të blejmë disa objekte shumë përfaqësuese e që nuk gjenden më. Dua të falënderoj me këtë rast gjithë kolegët e miqtë italianë, të cilët bënë sa mundën për të na lehtësuar detyrën.
More...
Review of: GJURMIME ALBANOLOGJIKE - FOLKLOR DHE ETNOLOGJI, XII - 1982, Prishtinë, 1982. Review by: Agron Xhagolli
More...
Në krijimtarinë epike legjendare të popujve të Ballkanit ka shpesh ngjashmëri, sidomos në motive, subjekte e figura stilistike. Këto dukuri të përbashkëta në epikën ballkanase janë rrjedhojë e atyre kushteve e rrethanave historike që u krijuan për këta popuj pas shekujve V-VII të e.r. kur ndodhën dyndjet e mëdha. Edhe midis një pjese të epikës legjendare shqiptare dhe asaj boshnjake, të njohur me termin «epika myslimane», ka analogji në subjekte, heronj e figura. Kështu, përveç motivesh me Mujin e Halilin që gjenden në epikat shqiptare e boshnjake, janë edhe këngët legjendare me hero të përbashkët Gjergj Elez Alinë, të cilat ndryshojnë kryekëput njera nga tjetra në tema, ide, forma dhe në tërë organizimin poetik.
More...