Tradita e madrës në mat
Krahina e Matit për vetë pozitën gjeografike e klimatike ka pasur kushte të favorshme për zhvillimin e blegtorisë, sidomos pellgu i ulët i saj, me tarraca e kodra pa lagështirë, të veshura me pyje e kullota verore e dimërore. Në këtë krahinë merreshin edhe me bujqësi, por blegtoria zinte vendin kryesor në të kaluarën. Aty mbaheshin lopë, jdhi, po sidomos dele. Pothuaj çdo familje kishte një sasi dhensh. Dy ishin racat kryesore të deles: «Skuqja», me përhapje të gjerë dhe tipike për këtë krahinë, si dhe «Shqaza», e lokalizuar në zonën e Rranxës.
More...