The Albanians in central Italy at the end of the Middle Ages: from emigration to integration Cover Image
  • Price 4.90 €

SHQIPTARËT NE ITALINË QËNDRORE NË FUND TË MESJETËS: NGA EMIGRIMI TE INTEGRIMI
The Albanians in central Italy at the end of the Middle Ages: from emigration to integration

Author(s): Alain Ducellier
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Albanians ; central Italy ; Middle Ages; emigration ; integration

Summary/Abstract: Megjithëse problemi i migrimeve ka tërhequr gjithmonë vëmëndjen e historianit të Mesjetës, përsëri rrallëhere ndodh që ai të shtjerë në dorë një fond arkivor të bollshëm që t’i japë mundësi të studiojë nga afër origjinën, mekanizmat dhe pasojat e tyre: në këtë vështrim, arkivat publike dhe mbi të gjitha ato noteriale të Italisë Qëndrore janë pa dyshim të pakrahasueshme, pasi përmes njoftimeve mjaft të gjalla ato e rrisin më tej saktësinë duke na lejuar të depërtojmë deri në aspektet më njerëzore të problemit të migrimit. Në këtë zonë, e cila shtrihet nga Romanja Jugore deri në kufijtë e Abrucos dhe të Umbrias, nëpër të cilën kanë kaluar dhe janë vendosur një numër i madh të huajsh, ne do të ndalemi në një fakt veçanërisht të dokumentuar, atë që ka të bëjë me migrimin e shqiptarëve në shekujt XIV dhe XV, i cili, sipas mendimit tonë, përveç interesit ngushtësisht historik na bën ta kuptojmë më mirë fatin që i pret emigrantët e ditëve tona, vazhdimisht të kërcënuar nga rreziku i dëbimit dhe i asimilimit. Ky shqetësim ka ndikuar mjaft që çprej 20 vjetësh ky problem të tërheqë vëmendjen e historianëve italianë, e para së gjithash duhet të vlerësojmë këtu punimet e Sergio Anselmit1. Të shtyrë nga të njëjtat preokupime ne kemi filluar studimin sistematik të arkivave lokale të Ankonës, Senigalias, Pesaros, Fanos, shumë dokumente të të cilëve janë duke parë dritën e botimit.

  • Issue Year: 1996
  • Issue No: 09
  • Page Range: 077-087
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode