STRUGA WEDDINGS IN FOLK SONGS FROM AN ECONOMIC-ANTHROPOLOGICAL POINT OF VIEW Cover Image

DASMA STRUGANE TEK KËNGËT FOLKLORIKE NË VËSHTRIM EKONOMIK-ANTROPOLOGJIK
STRUGA WEDDINGS IN FOLK SONGS FROM AN ECONOMIC-ANTHROPOLOGICAL POINT OF VIEW

Author(s): Rini Useini
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: dasma; çështjet ekonomike; martesa; këngët e dasmës; Strugë

Summary/Abstract: Dasma në vetvete është një ceremoni jetësore e ciklit rrjedhimor të jetës si rezultat i një fati, i një ligji jetësor, për vijimësi jetësore, nga një çift i zgjedhur në mënyrë rastësore apo me ndërmjetësime shoqërore. Në këtë aspekt, martesa në traditën shoqërore është pjesë e paevitueshme e ciklit njerëzor, e cili hy në ritet e kalimit që përbëjnë lindjen, zhvillimin dhe vdekjen. Pikërisht në zhvillimin e tij, apo në kapërcimin nga fëmijëria në pjekuri, njeriu hy në një sërë situatash me domethënie të rëndësishme, si fejesa e martesa, të cilat janë rite shoqërore me domethënie jetësore. Atë e përcakton një koherencë shoqërore në varësi të stadit zhvillimor shoqëror. Pra, dasma si ceremoni kryesore e martesës për kulturën shqiptare (është plotë me rite dhe ceremoni, nga ato tradicionale e deri ato me baza të reja. Në ritet e dasmës, himnin kryesor e kanë këngët e dasmës, në të cilat pasqyrohet çdo lëvizje e njeriut, sa i përket organizimit të dasmës. Në to përshkruhen si qëndrimet shoqërore, psikologjike, satirike apo dhe ekonomike të një familjeje, apo të një bashkësie. Pikërisht këngët, janë ato që zbërthejnë çështjet ekonomike të organizimit të dasmës, si ato me rend shoqëror, ritual e deri te ato grotesk e komik, e që i japin dasmës pasqyrim më të thellë. Regjioni i Strugës njihet për këngë ceremoniale të të gjitha llojeve, duke përshkruar edhe çështjet ekonomike, të cilat ndryshojnë trajtën e përshkrimit në bazë të zhvillimit shoqëror.

  • Issue Year: 9/2022
  • Issue No: 17-18
  • Page Range: 221-227
  • Page Count: 7
  • Language: Albanian