THE ENRICHMENT OF THE ALBANIAN LANGUAGE IN LITERARY WORKS (THE LANGUAGE OF THE WORKS OF VILHELME VRANARI IN THE NOVELS "UNIQUE" AND "MOTHER PAIN") Cover Image

PASURIMI I GJUHËS SHQIPE NË VEPRAT LETRARE (GJUHA E VEPRËS SË VILHELME VRANARIT TEK ROMANET “UNIKALE” DHE “DHEMBJE NËNE”)
THE ENRICHMENT OF THE ALBANIAN LANGUAGE IN LITERARY WORKS (THE LANGUAGE OF THE WORKS OF VILHELME VRANARI IN THE NOVELS "UNIQUE" AND "MOTHER PAIN")

Author(s): Alta HALUCI
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova

Summary/Abstract: Punimi ynë ka të bëjë me prozën e shkrimtares Vilhelme Vranari. Ajo luan me fjalën e sidomos me të folmen e Vlorës dhe po aq këndshëm ndikon edhe në shijet e lexuesit duke e bërë atë të përfshihet dhe të bëhet një me atë që lexon. Në studimin e bërë në dy romanet e shkrimtares vëmendja më e madhe e studimit është përqendruar te ndarja e leksikut sipas pjesëve të ligjëratës, veçanërisht te mënyra e fjalëformimit të tyre. Ndër mjetet me vlerë emocionuese e stilistike në veprën e Vilhelme Vranarit zë një vend kryesor edhe frazeologjia. Ajo që bie në sy është se në të dy romanet e studiuara një pjesë e madhe e emërtimeve të huaja janë shkruar ashtu siç janë në origjinal dhe nuk janë shqipëruar. Kjo, edhe për shkak të jetesës së shkrimtares jashtë kufijve të Shqipërisë, ndaj ajo e ka pasur më të lehtë për të dhënë një pasqyrë të vendeve, por edhe të kulturës së tyre. Mund të themi se huazimet nga gjuhët e huaja, ndryshe nga fjalët e huaja të panevojshme e të parrënjosura në gjuhë, e kanë gjetur vendin e tyre në gjuhë shumë mirë tek krijimet e V. Vranarit. Në studim kemi paraqitur edhe analizat statistike të fjalëve të ndara sipas pjesëve të ligjëratës nëpërmjet programit të konkordancave duke filluar me Word List, konkordancat e fjalëve dhe statistikat.

  • Issue Year: 10/2022
  • Issue No: 19
  • Page Range: 9-19
  • Page Count: 11
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode