Italian-Albanian relations at the start of Fascism (1922-1925) Cover Image
  • Price 4.90 €

MARREDHENIET ITALO - SHQIPTARE NE FILLIMET E FASHIZMIT (1922-1925)
Italian-Albanian relations at the start of Fascism (1922-1925)

Author(s): Fabian Kati
Subject(s): History
Published by: Përpjekja
Keywords: Italy ; Albania; Italian-Albanian relations ; Fascism ; 1922-1925

Summary/Abstract: Ndërsa më 28 tetor 1922 Benito Musolini ngarkohej nga mbreti Vitorio Emanuele III për të formuar qeverinë – mbas të ashtuquajturës Marcia su Roma – dhe në Itali fillonte epoka fashiste, në Shqipëri jetohej një situatë politiko-shoqërore tejet e koklavitur. Shteti shqiptar, që ishte njohur prej Lidhjes së Kombeve vetëm dy vite mëparë (dhjetor 1920) në bazë të vendimeve të Konferencës së Londërs (1913), në realitet mbetej një entitet pothuajse virtual. Çështja e kufijve duhej shqyrtuar ende prej një komisioni të posaçëm, ndërsa brenda vëndit sundonte një anarki totale. Edhe pse e njohur tashmë në arenën ndërkombëtare, Shqipëria vazhdonte të ishte e mbuluar nën një mjergull paqartësish. Natyrisht, këto paqartësi buronin prej një sërë faktorësh, të cilët ndikonin mbi gjëndjen në forma dhe nivele të ndryshme. Midis tyre rolin më të rëndësishëm e luanin faktorët politikë, si ata të jashtëm ashtu dhe ata të brendshëm.

  • Issue Year: 2003
  • Issue No: 17
  • Page Range: 105-123
  • Page Count: 19
  • Language: Albanian