NDESHJA E INJORANCES
The clash of ignorance
Author(s): Edward W. SaidSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: clash of ignorance; Albania;
Summary/Abstract: Artikulli i Samuel Huntington-it, “Ndeshja e qytetërimeve”, doli në numrin e verës të vitit 1993 të revistës “Foreign Affairs” dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e shkaktoi një reagim të papritur. Meqënëse qëllimi i artikullit ishte që t’u ofronte amerikanëve një tezë të re dhe origjinale mbi “një fazë të re” në politikën botërore pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, arsyet e argumentimit të Huntington-it u dukën si mjaft largpamëse, të guximshme, madje edhe vizionare. Ishte e qartë se ai u drejtohej rivalëve të tij nga radhët e politikëbërjes (policy-making), teoricienëve si Francis Fukuyama dhe ideve të tij mbi “fundin e historisë”, si edhe aradhave të atyre që trumbetonin fillimin e globalizmit, tribalizmit dhe zhdukjes së shtetit. Por ata, sipas Huntingon-it, kishin kuptuar vetëm disa aspekte të kësaj periudhe të re. Ai ishte duke lajmëruar “aspektin qëndror dhe më të rëndësishëm” të asaj “që do të ishte politika globale në vitet e ardhshme”.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2003
- Issue No: 17
- Page Range: 045-050
- Page Count: 6
- Language: Albanian
- Content File-PDF