BOTA QE VRAPON: PERSERITJE E LEKSIONEVE REITH
World on the run: repetition of the Reith lessons
Author(s): Anthony GiddensSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: World on the run; Reith lessons; Albania
Summary/Abstract: Në këtë leksion propozoj të zgjerohem dhe të hedh një vështrim tek temat që diskutova në leksionet Reith të BBC-së në prill të këtij viti. Tema e leksioneve Reith, po ashtu si tema e leksioneve të tanishme, ishte globalizimi dhe ndryshimet e pabesueshme që po ndodhin në botën ku jetojmë. Pikënisja e këtyre leksioneve është ajo çka unë përcaktoj si bota që na ka zënë në befasi. Më duket se bota ku jetojmë, bota e fundit të shekullit të njëzetë, nuk duket si bota që ëndërronin themeluesit e Iluminizmit. Këta qenë themeluesit kryesorë të traditave intelektuale të cilat krijuan kulturën perëndimore, dhe që gjithmonë e më tepër i dhanë trajtë kulturës globale. Ata kishin një parim tepër të thjeshtë, por edhe tepër të fuqishëm, rreth marrëdhënies midis diturisë njerëzore, shkencës, teknikës dhe botës së jashtme. Mendimi i tyre qe se sa më shumë të mund ta kuptojmë botën e natyrës, jetët tona dhe historinë tonë, aq më shumë kemi mundësi të kontrollojmë natyrën dhe të drejtojmë historinë. Mendoj se kjo është një ide e thjeshtë dhe bindëse.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2003
- Issue No: 17
- Page Range: 012-021
- Page Count: 12
- Language: Albanian
- Content File-PDF