NDESHJA E GLOBALIZIMEVE
The clash of globalization
Author(s): Stanley HoffmannSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: clash of globalization ; globalization;
Summary/Abstract: Cila është gjendja e marrëdhënieve ndërkombëtare sot? Në vitet ’90 vëmendja e specialistëve u përqëndrua tek dizintegrimi i pjesshëm i atyre që përbënin themelet e rendit tradicional botëror, shteteve. Gjatë kësaj dekade, shumë vende, në më të shpeshtën ata të lindur nga dekolonizimi, treguan se nuk ishin tjetër veçse pseudoshtete, pa institucione të qëndrueshme, pa kohezion të brendshëm apo ndërgjegje kombëtare. Po ashtu fundi i shtrëngimit komunist në ish Bashkimin Sovjetik dhe në ish Jugosllavi nxorri në pah tensionet e etnike që kishin qëndruar të fshehta për një kohë të gjatë. Mjaft minoritete që ishin apo që e konsideronin veten të shtypur kërkuan pavarësi. Në Irak, Sudan, Afganistan dhe Haiti sundimtarët hapën luftë kundër subjekteve të tyre. Këto luftëra rritën rëndësinë e ndërhyrjeve humanitare, por me çmimin e cënimit të parimit të shenjtë të pavarësisë dhe mosndërhyrjes. Kësisoj, tensioni dominues i dekadës ishte ai i krijuar nga ndeshja midis copëzimit të shteteve (si dhe i sistemit shtetëror) më një anë dhe përparimit të integrimit ekonomik, kulturor dhe politik – me fjalë të tjera globalizimit, - më anën tjetër.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2003
- Issue No: 17
- Page Range: 036-044
- Page Count: 9
- Language: Albanian
- Content File-PDF