HERMANN ÖLBERG – PROMINENT ALBANOLOGIST AND FRIEND OF ALBANIANS Cover Image
  • Price 4.90 €

HERMANN ÖLBERG – ALBANOLOG I SHQUAR DHE MIK I SHQIPTARËVE
HERMANN ÖLBERG – PROMINENT ALBANOLOGIST AND FRIEND OF ALBANIANS

Author(s): Emil Lafe
Subject(s): Morphology, Syntax, Lexis, Historical Linguistics, Comparative Linguistics, Cultural Essay
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Hermann Olberg; Albanologist; Albanians; linguistics;

Summary/Abstract: Sivjet është 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit austriak Hermann Ölberg, një vijues i shquar i shkollës albanologjike të Austrisë, ku spikatin emra të mirënjohur si Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer, Franz Miklosich, Norbert Jokl, Rajko Nahtigal, Maximilian Lambertz, dhe që vijon edhe sot me studiues të rinj në fusha të ndryshme të studimeve albanologjike. H. Ölberg-u kishte studiuar për gjuhësi indoeuropiane në Universitetin e Innsbrukut, ku zhvilloi më pas gjithë veprimtarinë e tij mësimore e shkencore, në fillim si lektor i gjuhës esperanto (1953), pastaj pedagog i sllavishtes së vjetër kishtare (1963), ndërsa më 1972 docent dhe prej vitit 1975 profesor i gjuhësisë së përgjithshme dhe të zbatuar, derisa doli në pension (1987). Si studiues dhe profesor ai ishte përpjekur të zgjeronte rrethin e kërkimeve me tema e drejtime të reja, të bashkëpunonte me specialistë të disiplinave të ndryshme të gjuhësisë dhe të kombinonte trajtimet gjuhësore me vështrime historike e kulturore, duke hyrë në një shkëmbim të frytshëm e të shumanshëm idesh e metodash. H. Ölberg-u jetoi gjatë, 95 vjet (u nda nga jeta më 25 shkurt 2017), por mjerisht vitet e fundit i kaloi në trishtim, pasi humbi dritën e syve.

  • Issue Year: 2022
  • Issue No: 52
  • Page Range: 153-158
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode