FOR THE TOPOMINATION ALTIN Cover Image
  • Price 4.90 €

PËR TOPONIMIN ALTIN
FOR THE TOPOMINATION ALTIN

Author(s): Latif Mulaku
Subject(s): Cultural history, Social history, Historical Linguistics, Cultural Essay
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: essay; topomination Altin; topomination; Albanian history; Albanian language;

Summary/Abstract: ALTIN. - Krahinë shqiptare që përfshinte kryesisht rrethinat e Tropojës, të Bajram Currit të sotëm (Kolgecaj i dikurshëm) dhe të Junikut. Altini, përmendet për herë të parë në Krisobulat e Deçanit në vitin 1330: “AΛƬѝῌ” (Altin) si emërtim i krahinës dhe i popullsisë latine ose katolike që banonte aty. (P. Ivić e M. Grković, Dečanske Hrisovule. Novi Sad, 1976, f. 306). Shënohen edhe katundet (Dobri Dol Ravnje, Trebopolje (Tropoja e sotme), Lunik (Junik sot), Bunjane = Bujani i sotëm, Botusha etj.), që janë në këtë trevë. Më vonë ky emër shfaqet në regjistrat a defterët e Perandorisë Osmane në shek. XV dhe XVI si nahije (krahinë) e sanxhakut të Shkodrës. Sipas Defterit të Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të v.1485 Altini përfshinte 53 fshatra. Prej shekullit XVIII e këndej nuk përmendet më toponimi Altin për shkak të ndryshimeve të mëdha shoqërore – konfesionale që ndodhën edhe në këtë krahinë, sidomos pas luftërave të njohura austriake-turke (v.1690 e 1737), kur shumica e popullsisë katolike a latine kaloi në fenë myslimane për arsye të njohura. Siç dihet, popullsia e Altinit në kohën e mesjetës ishte e fesë katolike a latine, ishin kryesisht shqiptarë; ndërsa popullsia fqinjësore kryesisht serbe ishte e fesë ortodokse. Banorët e këtyre anëve quheshin me emrin e fesë, të besimit të tyre latinë, kurse vendi i tyre Latin. Serbët i quanin banorët në krisobula altinjani e altini e vendin e tyre Altin. Edhe tani myslimanët e kësaj krahine dhe të vendeve përreth, sidomos në Has, katolikët i quajnë latinë.

  • Issue Year: 2022
  • Issue No: 52
  • Page Range: 161-164
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode