PROF. KOSTAQ CIPO, VISIONARY OF THE PROCESS OF THE FORMATION OF THE COMMON LITERARY LANGUAGE Cover Image
  • Price 4.90 €

PROF. KOSTAQ CIPO, VIZIONAR I PROCESIT TË FORMIMIT TË SHQIPES LETRARE TË PËRBASHKËT
PROF. KOSTAQ CIPO, VISIONARY OF THE PROCESS OF THE FORMATION OF THE COMMON LITERARY LANGUAGE

Author(s): Emil Lafe
Subject(s): Language studies, Cultural history, Social history, Lexis, Historical Linguistics, Albanian Literature, Cultural Essay
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: Albanian language; Albanian literature; literary language;

Summary/Abstract: Në korrik 1949, kur kishte dorëzuar në Institut dorëshkrimin e veprës “Gramatika”, K. Cipoja botoi në shtyp skicën “Gjuhë dhe gramatikë”1 , në të cilën njofton lexuesit paraprakisht për përmbajtjen e veprës dhe shpreh idetë e tij për gjuhën letrare dhe për atë që quhet sot planifikim gjuhësor. Këto ide është mirë të dihen e të mbahen parasysh jo vetëm për hir të historisë së mendimit tonë gjuhësor, por edhe për të gjykuar më kthjellët edhe në diskutimet e sotme, pasi janë mendime e ide që i ka bluar e përbluar në mendje një gjuhëtar si K. Cipoja, i cili ndërtoi veprat themelore normative (ose preceptive 2 , siç e përdor ai) të gjuhës sonë në mesin e shekullit të kaluar dhe i dha një drejtim të mbarë në përgjithësi punës në këtë fushë. Le ta dëgjojmë: “Kur thomi “gjuhë letrare” kuptojmë me këto dy fjalë gjuhën e literatyrës dhe të kulturës, një tip gjuhe që ka qenë dialekt në krye, po erth e u bë me kohë kombëtar për hir të proçesit të çkrahinarizimit dhe të përgjithësimit. Pa një proçes të tillë s’ka të folur që t’arrinjë tipin e një idiome letrare. Po a kemi ne sot një kësi dialekti të xhveshur nga krahinarizmat dhe të pajisur me tiparet fonetike dhe morfologjike të përbashkëta me tërë krahinat e mëmëdheut? ….

  • Issue Year: 2022
  • Issue No: 52
  • Page Range: 31-36
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode