THE DISPLACEMENT OF MYTHS IN THE POETRY OF MIRKO GASHI Cover Image

ZHVENDOSJA E MITEVE NË POEZINË E MIRKO GASHIT
THE DISPLACEMENT OF MYTHS IN THE POETRY OF MIRKO GASHI

Author(s): Arsim Halili
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: mitet; mirko; zhvendosja

Summary/Abstract: Së bashku me filozofinë, historinë edhe letërsia, gjatë gjithë kohës që nga antikteti e deri sot si burim krijues kanë shfrytëzuar mitet. Duke qenë se mitet janë nga më të ndryshme: kozmogonik,teologjike, estereologjik, etiologjik, po aq edhe tokësor e njerëzor. Secili veç e veç, ose në tërësi kanë zënë vend dhe si të tillë kanë pasuruar lëndën burimore të akcilës shkencë apo letërsisë në këtë rast. Letërsia shqipe në bashkëveprim me mitologjinë ka krijuar po aq sekuenca interesante që normalisht na fusin në atë botë konglomerateshë gjë që lexuesit i duhet të arrij me kujdes t’i zbërthej elementet mitike brenda një vepre artistike. Një numër i konsideruar emrash të cilët kanë pasuruar letrësinë shqipe me elemtentet mitke e e që pa dyshim kanë lënë gjurmë janë: Pjetër Bogdani, Zef Serembe , Gjergj Fishta , Lasgush Poradeci , Ismail Kadare e disa emra të tjerë. Veç këtyre letërsinë tonë, qoftë për cilësia artistike, por edhe të jetuarit ndryshe nga të tjerët është Mirko Gashi. Ky emër do të lakohet disa herë gjatë këtij punimi. Në parantezë të këtij punimi le të sqarojmë disa çështje hyrse rreth përkufizmieve të mitit. Në fakt do të duhej të sqarojmë se ç’është miti letrar?Nëse filozofia e shndërron mitin në përsiatje në mendim, letërsia atë e shndërron në kategorinë estetike të së bukurës. Ndërkaq në letërsi procedohet edhe me çmitizim, me risemantizimet letrare të mitit , me përmbysjen dhe ngritjn e tij ... Kur flitet për mitin, domosdo kemi shumë përkufizime të cilat secila në vete tregon jo vetëm rrjedhën, por edhe na jep një pasqyrim më të qartësuar rreth tij.Miti është quajtur gramatikë e imagjinatës , një përmbledhje e imazheve simbolike , të cilat e përbëjnë të ashtquajturën e paveëdijshme kolektive të njerëzimit… prandaj mitin e veçojnë tri elemte themelore : - Ahistorizmi - Joobjektiviteti- Universaliteti Struktura komunikuese e poezisë së Mirko Gashit intrepretohet jo vetëm nga këndi artistik e estetik,por edhe nga qasja polisemantike.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 83 - 86
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian