ALBANIAN  LANGUAGE VERSUS GLOBALIZATION Cover Image

GJUHA SHQIPE PËRBALLË GLOBALIZIMIT
ALBANIAN LANGUAGE VERSUS GLOBALIZATION

Author(s): Hana Dardhishta
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: gjuha shqipe; globalizimi; huazime; teknologjia

Summary/Abstract: Sot globalizimi ka përfshirë të gjitha qytetërimet, të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Sa i përket globalizimit, siç e dimë të gjithë ne, edhe pse i mbështetur në të ashtuquajturin liberalizim ekonomik, ai, mbi të gjitha, është një proces i lloj-llojshëm dhe kompleks. Themi kështu sepse llojllojshmëria dhe kompleksiviteti i globalizimit rrjedhin nga kyçja e qytetërimeve të ndryshme e kjo nënkupton edhe kulturat e ndryshme në rrjedhat globale. Sa i përket trashëgimisë sonë kulturore, deri në kohën tonë vjen e ruajtur mirë, mirëpo, rrjedhat e përgjithshme globale, siç ndodh gjithkund në botë, nuk kursejnë as traditën tonë. Duke pasur parasysh që edhe gjuha është pjesë apo elementi më jetësor i kulturës sonë, në këtë punim shkencor do të trajtojmë çështjen e gjuhës shqipe apo gjuhës sonë përballë globalizimit. Gjuhët përmes kontaktit me gjuhët dhe kulturat e tjera rrotull nesh, po japin e marrin sot mes tyre si kurrë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, dhe kjo, para së gjithash, në saje të zhvillimit të jashtëzakonshëm që kanë marrë teknologjitë e informacionit, këtu përfshihen edhe interneti, telefonia celulare, televizioni satelitor etj. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm në ruajtjen e asaj që është e jona, si gjuha ashtu edhe kultura në përgjithësi.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 188 - 193
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode