THE COMBINATION OF RACES IN THE BALKAN LANGUAGES Cover Image

BASHKËPËRKIMI I RASAVE NË GJUHËT BALLKANIKE
THE COMBINATION OF RACES IN THE BALKAN LANGUAGES

Author(s): Naile Mala-Imami
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: University of Tetova
Keywords: bashkëpërkimi i rasave; gjinorja; dhanorja; gjuhët ballkanike; shqipja; greqishtja; rumanishtja

Summary/Abstract: Bashkëpërkimi formal midis rasave gjinore e dhanore në gjuhët ballkanike, të cilat kanë edhe mjaft bashkëpërkime të tjera midis tyre, është trajtuar si një ndër ballkanizmat kryesorë. Për këtë dukuri janë paraqitur hipoteza të ndryshme, dhe ndër më të përhapurat kanë qenë ato që e shihnin shfaqjen e kësaj dukurie nën ndikimin e substratit të vjetër ballkanik, por edhe nën ndikimin e greqishtes a të latinishtes, apo edhe si një dukuri që, të paktën, në disa nga gjuhët ballkanike duhet konsideruar si një zhvillim të brendshëm e të pavarur. Ne do të merremi me bashkëpërkimin e rasës gjinore dhe dhanore, dukuri e cila është e pranishme në gjuhën shqipe, rumune, bullgare, maqedonase dhe në greqisht brenda arealit gjuhësor ballkanik, por me theks të veçantë në gjuhën shqipe. Do të argumentojmë se a është shkrirë dhanorja në gjinore siç është rasti i gjinore > dhanores në rumanisht dhe në shqip, ose e kundërta gjë që ka ndodhur me greqishten. Do të merremi edhe me përdorimin e frazës -na për të shprehur gjinoren e bullgarishtes dhe të maqedonishtes.

  • Issue Year: 10/2023
  • Issue No: 19-20
  • Page Range: 526 - 533
  • Page Count: 8
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode