The Albanian Banking System in the face of the economic crisis: The tendency of this market Cover Image

Sistemi Bankar Shqiptar përballë krizës ekonomike: Prirja e këtij tregu
The Albanian Banking System in the face of the economic crisis: The tendency of this market

Author(s): Arbi AGALLIU
Subject(s): National Economy, Economic development, Financial Markets, Socio-Economic Research
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: banking system; economic crisis;

Summary/Abstract: Sistemi bankar në Shqipëri paraqitet si një sistem i konsoliduar dhe i qëndrueshëm. Pjesëmarrja e grupeve të fuqishme bankare në tregun shqiptar mund të shihet si një shenjë pozitive që jep siguri për vazhdimsin e rritjes dhe zhvillimit të këtij tregu. Mirëpo nga ana tjetër sot ekonomia globale është prekur rëndë nga kriza ekonomike. Efektet e kësaj krize nuk lanë pa prekur edhe Shqipërin. Ndikimi i saj u ndje në çdo fushë të ekonomisë shqiptare, aq më tepër në atë të ndërmjetësve f inanciar. Sistemi bankar si një nga përfaqësuesit kryesor të ndërmjetësve financiar po has vështirësi të shumta si pasojë e krizës ekonomike. Për këtë arsye janë marrë masa të cilat kanë ndikuar pozitivisht ose jo në situatën aktuale ekonomike të sistemit bankar shqiptar. Por a ka mundësi të tjera ndërhyrje për të parandaluar efektet negative të krizës si dhe për të përmirësuar situatën? Cilat janë ato dhe si duhen implementuar? A ka kapacitete të mjaftueshme sistemi bankar shqiptar për ta kaluar me sa më pak efekte negative këtë situatë? A është bërë mjaftueshëm deri më tani apo ka mundësi përmirësimi të mëtejshëm? Këto janë disa nga pyetejet të cilat ju jepen përgjigje gjatë zhvillimit të këtij punimi. Punimi është përgatitur mbi bazën e të dhënave statistikore si dhe përdor një metodë narrative e krahasuese përsa i përket problemeve dhe efekteve të krizës në sistemin bankar shqiptar.

  • Issue Year: 8/2012
  • Issue No: 1
  • Page Range: 199-210
  • Page Count: 12
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode