Public-Private Partnership: PROS AND CONS Cover Image

Partneriteti Publik-Privat: PRO DHE KUNDRA
Public-Private Partnership: PROS AND CONS

Author(s): Ali Turhani
Subject(s): Financial Markets, Public Finances, Socio-Economic Research
Published by: Shtëpia botuese “UET Press”
Keywords: Public-Private Partnership; economy;

Summary/Abstract: Ky punim ka si synim të trajtojë dhe evidentojë avantazhet dhe disavantazhet e PPP-ve (Partneriteti Publik-Privat) si dhe treguesit, të cilët duhet të përdoren, për vlerësimin e përfitimeve që vijnë nga PPP-të në projektet e ndryshme të infrastrukturës së shërbimeve publike. Duke elaboruar eksperiencën e vendeve të tjera në lidhje me PPP, do të mund të sigurohet një bazë teorike e vlefshme për institucionet publike të Shqiperisë, me qëllim që të arrihet një vendimmarrje sa më efektive e tyre në ndërtimin e infrastrukturës së shërbimeve publike ose nëpërmjet financimit të tyre nga buxheti ose nga PPP. Duke ndërtuar këtë infrastrukturë nëpërmjet PPP-së, është e paevitueshme që ato të mos përfshihen në debatin politik. Po të mos ekzistojë një vullnet i plotë nga ana e sektorit publik si dhe po të mos garantohet aftësia për të komunikuar hapur dhe qartë nga ky i fundit, ndryshimet politike mund të mos lejojnë që të hartohet dhe të zbatohet me sukses një program i PPP-së. Të kuptuarit e këtij argumenti nga ana e institucioneve publike të Shqipërisë është i domosdoshëm për ndërtimin e formave të ndryshme të PPP-së.

  • Issue Year: 7/2011
  • Issue No: 1
  • Page Range: 193-201
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode