Delja e zezë mes nesh ose meditime nëpër rrugicat e Zürich-ut dhe të frikës njerëzore
Black sheep among us or meditation through streets of Zurich and human fear
Author(s): Albana RexhepajSubject(s): Social Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Black sheep among us ; meditation through streets of Zurich ; human fear; Albania
Summary/Abstract: Dy dele të bardha rrinë të tërhequra, me një qëndrim e sy që tradhëtojnë një dëshirë të fshehur; një dëshirë të plotësuar nga një dele e tretë, po e bardhë, më e guximshmja mes tyre, e cila, me buzëqeshje në sy, nxjerr me shkelma jashtë territorit të deleve të bardha një dele të zezë. Kështu e shpreh figurativisht Partia Popullore Zvicerane (SVP) premtimin e saj për ca siguri më shumë për zviceranin - dele e bardhë, i frikësuar nga i huaji - dele e zezë, që po shtohet e po kërcënon sigurinë e tij. Një metaforë e thjeshtë, një mesazh i qartë. Historia e metaforës së deles së zezë i ka rrënjët diku në lashtësi, në kohërat kur njerëzit leshin e deles e kishin burim të rëndësishëm jetese. Leshi i deles, pasi lahej, rrihej dhe përpunohej e, më pas, ngjyrosej për t a shitur apo përdorur për nevojat vetiake. Njeriu i gëzohej deles së bardhë, i gëzohej çdo deleje të bardhë që pillte delja e bardhë. Sepse, kur delja e bardhë sillte në jetë një dele të zezë, për njeriun ishte një ditë e hidhur: çfarë të bënte ai me leshin e zi? Çfarë të bënte me delen e zezë, që përveçse ca kile mishi, nuk të jepte gjë tjetër? Njeriu e izoloi delen e zezë nga tufa e bardhë, duke ja hequr kështu mundësinë e riprodhimit, e shumëfishimit.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2009
- Issue No: 26-27
- Page Range: 165-173
- Page Count: 9
- Language: Albanian
- Content File-PDF