Dukuri trafikimi dhe ritrafikimi të shqiptareve
Phenomenon of trafficking
Author(s): Stephanie Schwandner-SieversSubject(s): Social Sciences
Published by: Përpjekja
Keywords: Phenomenon of trafficking; Albania
Summary/Abstract: Kur ra Perdja e Hekurt, Evropa mbeti e ndarë midis Bashkimit Evropian (BE) Perëndimor dhe shteteve Lindore jashtë BE-së. Stereotipe shqiptarofobike të fuqishme u zhvilluan si pasojë e një derdhjeje masive institucionalisht të pakontrolluar të migrantëve të punës drejt Perëndimit, sido që mendohet se tashmë shumica e shqiptarëve janë përshtatur me sukses dhe bërë pjesë integrative e komuniteteve pritëse (Vullnetari 2007). Këto stereotipe janë veçanërisht të fuqishme kur flitet për dukurinë e trafikimit (që në vetvete lidhet gjithsesi me mospraninë e rrugëve formale të migrimit për shumicën e shqiptarëve). Stereotipet janë zakonisht me ngjyrim gjinor, për aq sa gratë shqiptare janë paraqitur si një kombësi më në rrezik sesa gra të tjera të trafikuara në Europë [ndërsa] burrat shqiptarë paraqiten si kontrollues te mafieve të reja e violente që kanë hyrë në Evropë nga Ballkanet (J. Davies 2009:22). Siç pritet, për shkak të natyrës së fshehtë dhe kriminale të dukurisë së trafikimit, nuk ka as statistika e as numra të besueshëm që bëjnë të mundur dallimin mes mitit e faktit. Hamendësitë e përllogaritjet ekzistuese janë të ndryshme dhe kundërshtojnë njëra-tjetrën në varësi nga shqetësimet për imazhin dhe moralin, si dhe interesat politike e financiare si në Shqipëri ashtu edhe vendet pritëse. Por, siç e shtjellon edhe ky artikull, këto politika përgjegjëse të paraqitjes** fare pak lidhen me gjendjen e vërtetë të punëtorëve shqiptarë transnacionalë të seksit dhe krimeve të trafikimit. E prapë, ato mund të kenë një efekt të fuqishëm në maskimin e pengesave të vërteta për ata që përpiqen të çlirohen nga zgjedha e të rifitojnë kontroll mbi jetët e tyre, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Journal: Përpjekja
- Issue Year: 2009
- Issue No: 26-27
- Page Range: 213-232
- Page Count: 20
- Language: Albanian
- Content File-PDF