Close contact Cover Image
  • Price 4.50 €

Kontakt nga afër
Close contact

Author(s): Ardian Vehbiu, Rando Devole
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Albania;Albanian;

Summary/Abstract: Në fillim të marsit 1991, një numër anijesh dolën nga portet kryesore të Shqipërisë në det të hapur. Pikënisja: ferri; ngarkesa: njerëz; pikëmbërritja: parajsa. Anijet linin pas një shkretëtirë materiale dhe shpirtërore të frikshme, për t iu afruar një bote oazë, të zhytur në mirëqenie dhe lumturi. Ashtu nisi odiseja e shqiptarëve, që morën detin drejt brigjeve që kujtonin se, në mënyrën e tyre, i njihnin mirë; dhe me të cilat ndiheshin të lidhur edhe me tradita historike dhe përjetime të vona mediash radiotelevizive. Natyrisht, nuk kishin si ta dinin se përtej detit i priste një shkretëtirë tjetër edhe pse jo mjerimi, por njohurish. Në fjalorin e imagjinatës kolektive të italianëve, zërit Shqipëri i përgjigjej një zbrazëti e plotë, pasojë e hidhur e disa dhjetëvjeçarëve harresë spontane, por edhe të kërkuar dhe të pësuar. Izolimi i plotë i Shqipërisë kish bërë të vetën, për ta zbehur imazhin e dikurshëm, me ngjyra të forta, të Shqipërisë për brezin e vjetër të Montanelli-t e të Gramsci-t. Për të rinjtë dhe më pak të rinjtë në Itali, Shqipëria ishte vend i mbështjellë me mister; por një mister nga ata që zgjojnë kuriozitet jo këmbëngulës, por sipërfaqësor, jetëshkurtër. Për italianin e rrugës, Shqipëria nuk kishte ndonjë kuptim tjetër përveç klishesë qarkulluese, se bijtë e shqipes ishin popull i varfër por krenar, baritor dhe xheloz për liritë e veta. Kujtimet nga ai vend ndoshta mbijetonin në rrëfimet e etërve dhe gjyshërve, për një luftë të pakuptueshme e që meritonte të harrohej

  • Issue Year: 2009
  • Issue No: 26-27
  • Page Range: 038-070
  • Page Count: 33
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode