Frazeologjia në tri drama të Dritëro Agollit
Phraseology in the dramas of Dritëro Agollit
Author(s): Valter MemishaSubject(s): Albanian Literature, Phraseology, Sociology of Literature
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Dritëro Agollit; Albanian literature; drama; Phraseology;
Summary/Abstract: Universi letrar i Dritëro Agollit ka mundësuar dhe mundëson analiza, kundrime e studime të shumta, të veçanta apo përfshirëse, paraqitëse apo të thelluara, të lidhura me çështje të përmbajtjes apo me ato të shprehjes gjuhësore. Në trajtesat e realizuara, si kudo, por edhe për këdo që i përket fushës së shkrimtarisë, rrafshi i përmbajtjes te vepra e këtij autori është më i rrahuri dhe më i analizuari, edhe pse studimet nuk janë kurrë të fundme dhe krejt natyrshëm, kurrë shteruese. Gjuha e veprave letrare - artistike në studimet tona, përgjithësisht, ka mbetur paksa si jetime, edhe pse kohët e fundit janë bërë përpjekje për të kapërcyer hendekun e krijuar (janë hartuar disa punime e janë mbrojtur teza doktoratash).
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2017
- Issue No: 01-02
- Page Range: 157-182
- Page Count: 26
- Language: Albanian