Fjalë dhe frazeologji nga tri vepra në prozë të Ismail Kadaresë
Lexicon and phraseology from three prose works of Ismail Kadare
Author(s): Valter MemishaSubject(s): Lexis, Albanian Literature, Phraseology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Lexicon; phraseology; Ismail Kadare;
Summary/Abstract: Studiuesi A. Vinca shprehet se “vepra e Kadaresë është e madhe si vëllim dhe e madhe si vlerë...; vepra e Kadaresë është e madhe me vëllim e saj dhe e madhe me kuptimin e saj...; vepra e Kadaresë është e madhe me pasurinë e saj ideore e tematike dhe e madhe me vlerën dhe bukurinë e saj artistike...; vepra e Kadaresë është kujtesë, etnos, botëkuptim dhe mendësi; ajo është emblemë e kulturës sonë kombëtare, me përmbajtje, domethënie e vlerë universale”. Vepra e këtij shkrimtari, si poezi e si prozë, si krijimtari letrare, si eseistikë, si publicistikë etj., zbulon dhe aftësinë e tij mjeshtërore në pasurimin e fjalorit të shqipes me njësi të reja, qofshin leksikore qofshin semantike. Ai mban kryet e vendit në këtë proces në shqipen e sotme. Dhe çka është më e rëndësishme pjesa dërrmuese e njësive të krijuara prej tij përfshihen krejt nevojshëm e natyrshëm në leksikun normativ (së pari thjesht për vlerat shënuese e shprehëse që mbartin, por edhe për bukurfarkimin sipas gjedheve më vepruese e më prodhuese të shqipes së sotme).
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2018
- Issue No: 01-02
- Page Range: 259-278
- Page Count: 20
- Language: Albanian