Rreth vlerave gjuhësore të veprës Fjalori leksiko -frazeologjik i Devollit, hartuar nga Ali Jashari
On the linguistic values of Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit (Lexical-phraseological Dictionary of Devoll region) by Ali Jashari
Author(s): Valter MemishaSubject(s): Language studies, Lexis, Philology, Phraseology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: linguistic values; Lexical-phraseological Dictionary; Devoll region;
Summary/Abstract: Në vitin 2016 doli në qarkullim vepra Fjalori leksiko - frazeologjik i Devollit, i hartuar nga prof. Ali Jashari. Ajo është një arritje e re me peshë në punën e këtij autori që njihet, ndër të tjera, si leksikolog e leksikograf i formuar, i identifikuar përmes punimeve monografike, botimeve leksikografike, përmbledhjeve studimore, si dhe artikujve të shumtë e kumtimeve shkencore. Vepra është prurje dhe për vetë leksikografinë e gjuhës shqipe, duke zënë vend të veçantë në botimet për leksikografinë dialektore. Akademiku Gj. Shkurtaj, që e shoqëron botimin me një fjalë përcjellëse, shkruan se “Pasi e kam lexuar dhe rilexuar këtë vepër, arrij në përfundimin se ky fjalor është një enciklopedi e plotë e shpirtit të popullit të Devollit, e kulturës dhe e gjuhës së tij, e traditave dhe zakoneve, duke pasqyruar shtresa të tëra fjalësh që lidhen me jetën materiale dhe shpirtërore, madje edhe shumë Qalë që sot janë bjerrur nga përdorimi për shkak të ndryshimeve të kushteve ekonomike e shoqërore.”
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2018
- Issue No: 01-02
- Page Range: 283-313
- Page Count: 31
- Language: Albanian