In memoriam - Christian Gut Cover Image

In memoriam - Christian Gut
In memoriam - Christian Gut

Author(s): Remzi Përnaska, Tomorr Plangarica
Subject(s): Language studies, Obituary, Philology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian language; Christian Gut; Linguistics and Literature;

Summary/Abstract: Më 26 nëntor 2018 ndërroi jetë Kristian Gyti (Christian Gut), një ndër albanologët e spikatur francezë të kohës sonë, njohës shumë i mirë dhe kontribuues me vlerë në studimin e gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës së saj, vijues i denjë i një tradite të formësuar tashmë në radhët e studiuesve francezë për albanologjinë, me prurje nga fusha e gjuhësisë, historisë, etnologjisë, kulturologjisë etj. Kristian Gyti pati një jetë të mbushur me aktivitete dhe angazhime në sfera të ndryshme të jetës shoqërore (pos asaj kërkimore-shkencore) dhe, falë aftësive të tij intelektuale e organizative, arriti të ketë karrierë të suksesshme edhe në administratën franceze, me kontribute të shënuara në një hapësirë edhe përtej kufijve të Francës, me angazhime në institucione të rëndësishme kombëtare, por edhe në organizata e organizma ndërkombëtarë, kontribute për të cilat ka gëzuar mirënjohjen e falënderimet duke qenë i vlerësuar me një sërë titujsh e medaljesh.

  • Issue Year: 2018
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 313-317
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode