ZENEBISHES AND DELVINA, SKANDERBEI'S ALLIES FROM "LOWER ARBERIA" Cover Image
  • Price 5.90 €

ZENEBISHËT DHE DELVINA, ALEATË TË SKËNDERBEUT NGA “ARBËRIA E POSHTME”
ZENEBISHES AND DELVINA, SKANDERBEI'S ALLIES FROM "LOWER ARBERIA"

Author(s): HALIT SHABANI
Subject(s): Political history, Social history, 15th Century, The Ottoman Empire
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Skenderbei; Lower Arberia; Zenebishes and Delvina; History;

Summary/Abstract: Në pragun e pushtimit osman të territoreve shqiptare, zotërimet e të ashtuquajturës “Shqipëria e Poshtme”, e cila konsistonte në vijën Delvinë - Prevezë, njihej me emrin “Vageneti“. Aty nga shek. XIV, familja feudale e Zenebishëve, e cila kishte si qendër të saj Gjirokastrën, do të shndërrohej në fuqinë më të madhe sunduese të atyre territoreve. Sundimtarët Zenebishi patën sukses jo vetëm në sektorin politik e ekonomik, por edhe në atë ushtarak duke arritur t’i zgjeronin territoret nën zotërimet e tyre. Për rrjedhojë, kjo familje e madhe zotëronte dalje në detin Jon duke patur nën kontrollin e vet disa porte të rëndësishme, përmes së cilave zhvillohej tregti me vendet fqinje. Brenda një kohe të shpejtë, Zenebishët do të bëheshin edhe zotër të kripores së Sajadhës, duke konkuruar në këtë mënyrë, me monopolin e kripës që zotëronte Venediku. Madje, pas vdekjes së Gjon Zenebishit, fitimet e mëdha të kripores së Sajadhës, u shndërruan në një konflikt të hapur me venecianët. Gjithashtu, vlen të theksohet se një zotërim me potencial kaq të madh kishte nxitur xhelozinë e sundimtarit të ishujve të Jonit, Karl Tokos.

  • Issue Year: 2019
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 265-269
  • Page Count: 5
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode