JOSIP BROZ TITO AND THE STATUS OF KOSOVO 1967-1974 Cover Image
  • Price 5.90 €

JOSIP BROZ TITO DHE STATUSI I KOSOVËS 1967-1974
JOSIP BROZ TITO AND THE STATUS OF KOSOVO 1967-1974

Author(s): Memli KRASNIQI
Subject(s): Diplomatic history, Political history, Social history, Post-War period (1950 - 1989)
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Josip Broz Tito; Yugoslavia; Kosovo; 1967-1974;

Summary/Abstract: Në kujtesën kolektive të shqiptarëve në Jugosllavi, periudha midis viteve 1944-1966, kujtohet si kohë e “sundimit” të Aleksandër Rankoviçit, ish ministrit të Punëve të Brendshme dhe nënkryetarit të Presidiumit të Republikave Federative të ish Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhe shqiptarët janë vrarë, burgosur dhe janë shpërngulur në masë për në Turqi. Për më tepër, autoritetet serbo-malazeze,në kundërshtim me parimet e ideologjisë komuniste mbi barazinë kombëtare dhe sociale, ndonëse formalisht lejonin përdorimin e kufizuar të gjuhës shqipe, që ata e quanin me përbuzje “shiptarski”, përndiqnin dhe burgosnin çdo intelektual shqiptar. Mirëpo rënia e Aleksandër Rankoviqit dhe UDB-së (Sigurimi i Brendshëm Shtetëror) së kontrolluar nga serbët dhe malazezët, pikësëpari erdhi si produkt i kundërthënieve ndërmjet dy koncepteve politike: atij hegjemonist dhe centralist serb dhe atij kroatoslloven, për më shumë decentralizim, si në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, pra për më shumë autonomi dhe autorizime për njësitë federale. Natyrisht, fakti që Kryetari i vendit, Josip Broz Tito, përgjohej, përshpejtoi organizimin e Plenumit të Brioneve më 1966, në të cilën Aleksandër Rankoviçi dha dorëheqje nga të gjitha funksionet. Ndërsa politika represive e UDB-së, sidomos kundër shqiptarëve, i shërbeu Titos për të bindur opinionin publik jugosllav, e posaçërisht atë serb, mbi përmasat e keqpërdorimit të këtij shërbimi.

  • Issue Year: 2019
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 299-307
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode