ZGJEDHJET PËR ASAMBLENË KUSHTETUESE TË VITIT 1928
ELECTIONS FOR THE CONSTITUENT ASSEMBLY OF 1928
Author(s): BASHKIM BOSETASubject(s): Governance, Diplomatic history, Political history, Social history, Electoral systems, Political behavior, Interwar Period (1920 - 1939), Geopolitics
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albania; hIstory; Ellections; Albanian Monarchy;
Summary/Abstract: Krijimi i Monarkisë Shqiptare, kaloi nëpërmjet një rruge të studiuar mirë. Si një politikan që kishte arritur shpejt postet më të larta drejtuese të shtetit, Zogu ishte i vetëdijshëm se ndryshimi i sistemit politik, duhej bërë sa të ishte e mundur, nëpërmjet hapësirave ligjore, proces të cilin mund ta definonte Asambleja Kushtetuese. Pasi siguroi mbështetjen italiane dhe të grupimeve të caktuara të shoqërisë shqiptare, vëmendja u përqendrua në krijimin e kushteve që do të mundësonin kalimin e vendit në zgjedhje të reja. Ato më të afertat mund të bëheshin në pranverën e vitit 1929, dhe do të ishin për Dhomën e Deputetëve, pasi Statuti Themeltar i Republikës kishte përcaktuar se deputeti zgjidhej për katër vjet. Ndërsa ato për 2/3 e senatorëve, i takonte të bëheshin në vitin 1931, sepse ata zgjidheshin për 6 vjet.1 Kështu që mundësi e vetme, ishte krijimi i situatave konfliktuale mes dhomave të parlamentit, me qëllim shpërndarjen e tyre. Si pretekst për këtë shërbeu projektligji për krijimin e Këshillit të Shtetit dhe pikërisht klauzola, se kush do të kishte të drejtën e emërimit të anëtarëve të tij. Në nëntor 1927, Dhoma e Deputetëve gjatë diskutimit të bërë, saktësoi në pikën 1 se, “Këshilli i Shtetit përbëhet prej pesë anëtarësh, të emëruar drejtpërdrejtë me dekret të Kryetarit të Republikës, nga të cilët njëri dekretohet kryetar”.
Journal: Studime Historike
- Issue Year: 2021
- Issue No: 03-04
- Page Range: 297-310
- Page Count: 14
- Language: Albanian
- Content File-PDF