Trashëgimia letrare e Veli Stafës
Literary heritage of Veli Stafa
Author(s): Alfred ÇapalikuSubject(s): Language studies, Albanian Literature, Philology
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Literary heritage; Veli Stafa; Albanian language;
Summary/Abstract: Në dy vitet e fundit në Kolegjin Saverian të Shkodrës (1931-1933), ku mësues të gjuhës shqipe dhe të retorikës pati poetin Ndre Mjeda, rioshi Veli Stafa e ndjeu veten të prirur nga vjershat. Këputi një trëndafil të bardhë dhe duke e çuar te buzët e puthi lehtë. Por shpejt studenti Veli Stafa u bë mendimtar në prozë, meqë ndjente nevojën e paradokseve. Në lëmën fantazmagorike të tipave e karaktereve në vendin e tij të vogël, tastiera e gjerë e shpirtit iu prek tash e parë nga dashuria e madhe, shoqëruar me dhimbje të thellë. Në tetë vite krijimtarie që hapen në shkollën e Shkodrës, vazhdojnë në universitetin e Bolonjës dhe mbyllen në sanatoriumin e Parisit, Platonicusi shkroi mbi njëzet poezi, mbi njëzet proza të shkurtra e mbi dhjetë lloje shkrimesh të publicistikës letrare.
Journal: Studime Filologjike
- Issue Year: 2019
- Issue No: 03-04
- Page Range: 269-274
- Page Count: 6
- Language: Albanian