KING ZOG'S ORDER TO YUGOSLAVIA OR THE BASIC PREMISES FOR GOOD NEIGHBORHOOD RELATIONS BETWEEN ALBANIAN AND YUGOSLAV Cover Image
  • Price 6.90 €

POROSITË E MBRETIT ZOG DREJTUAR JUGOSLLAVISË APO PREMISAT BAZË PËR MARRËDHËNIE TË MIRA FQINJËSORE SHQIPTARO-JUGOSLLAVE
KING ZOG'S ORDER TO YUGOSLAVIA OR THE BASIC PREMISES FOR GOOD NEIGHBORHOOD RELATIONS BETWEEN ALBANIAN AND YUGOSLAV

Author(s): Emine Arifi-Bakalli
Subject(s): Political history, Social history, Recent History (1900 till today), International relations/trade, Politics and society
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: King Zog; Albania; Yugoslavia; neighborhood relations;

Summary/Abstract: Kësaj radhe po paraqesim dy dokumente të kohës, të cilat kanë të bëjnë me porositë e Mbretit Zog drejtuar Beogradit (prill 1932), si dhe një dokument tjetër përcjellës të tij. Fjala është për raportin e ministrit Fuqiplotë jugosllav në Shqipëri, J. Gjonoviq, lidhur me këto porosi, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme jugosllav të kohës, Marinkoviq, si dhe një analizë - raport i tij për politikën të cilën duhej të ndiqte Jugosllavia ndaj Shqipërisë. Këto dokumente i kam gjetur në fondin: Zbirka Vojislava Marinkovića - Maramboa, F-140, 40, Albanija, Beograd 16 aprila 1932, në Arkivin Diplomatik jugosllav (Državni Arhiv Saveznog Sekretariata Inostranih Poslova - DASSIP), në Beograd. V. Jovanoviq-Marambo, ka qenë personalitet i dalluar në shumë rrafshe si dhe në atë diplomatik. Ky fond është produkt i angazhimit të tij, për grumbullimin dhe sistemimin e dokumenteve zyrtare shtetërore të zhvendosura gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në përmbledhjen e tij gjenden edhe dokumente të tjera me vlerë që kanë të bëjnë me rrjedhat në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, edhe pse në sasi modeste.

  • Issue Year: 2023
  • Issue No: 01
  • Page Range: 311-330
  • Page Count: 20
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode