THE IMPACT OF INTERLINGUAL CONTACTS ON THE FORMATION AND DEVELOPMENT OF THE LEGAL LEXICON IN THE ALBANIAN LANGUAGE Cover Image

NDIKIMI I KONTAKTEVE NDËRGJUHËSORE MBI FORMIMIN DHE ZHVILLIMIN E LEKSIKUT TË SË DREJTËS NË GJUHËN SHQLPE
THE IMPACT OF INTERLINGUAL CONTACTS ON THE FORMATION AND DEVELOPMENT OF THE LEGAL LEXICON IN THE ALBANIAN LANGUAGE

Author(s): Eda Shehu
Subject(s): Lexis, Historical Linguistics, Descriptive linguistics
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Albanian language; linguistics; legal lexicon;

Summary/Abstract: Terminologjia e fushës të së drejtës në gjuhën shqipe, sikurse edhe në çdo gjuhë tjetër, përbën një nënsistem (entitet) leksikor të identifikuar dhe të diferencuar ndërmjet terminologjive të tjera në përputhje me sistemin konceptor të degës përkatëse të dijes. Në nivelin e sotëm të funksionimit të saj kjo terminologji përbën një shtresë të mëvetësuar leksikore, e identifikuar përmes koncepteve të shënuara nga termat përkatës, të cilët shfaqen si njësi të thjeshta e të përbëra, të organizuara në mikrosisteme brenda sistemit tërësor të të gjithë fushës, si: e drejta, e drejta penale, e drejta civile, drejtësi, ligj, ligjor, ligjshmëri, penal-e, penalitet, kushtetutë, kushtetutshmëri etj. Përbërja e saj tipologjikestrukturore, leksikore dhe semantike, dëshmon se ajo është ndërtuar mbi bazën e dy rrugëve themelore: mbi brumin leksikor dhe gjedhet e mjetet fjalëformuese shqipe, si e drejta, drejtësi, ligj, ligjor, ligjshmëri, si edhe përmes rrugës së huazimit të termave nga gjuhët e tjera, të cilët kanë hyrë në sistemin leksikor të shqipes, duke mbetur rrallë herë si njësi të veçuara si penal-e, penalitet, krim, osc dukc dcpërtuar në strukturën thjcsht fjalëformuese (penal-penalizoppenalizim), si edhe duke ndërtuar njësi të përbëra terminologjike, togfjalësha: e drejta civile, e drejta private etj.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 203-211
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode