The House, Albanian folk symbol Cover Image
  • Price 4.50 €

Shtëpia, simbol popullor i shqiptarëve
The House, Albanian folk symbol

Author(s): Dardan Gashi
Subject(s): Cultural history
Published by: Përpjekja
Keywords: The House; Albanian folk Symbol; Albania

Summary/Abstract: Të shpjegosh shtëpinë si simbol popullor të një kombi është sigurisht një përpjekje që mund të shkaktojë keqkuptime. Prandaj dua të theksoj që në fillim se këtu është fjala për një përpjekje për të studiuar e sqaruar, në kuptimin e Canetti-t, një nga simbolet e mundshme që janë ngulitur në vetëdijen shqiptare, në jetën dhe sjelljet e shqiptarëve. Jam i bindur se po të pyesësh çdo shqiptar se cili është simboli i kombit të tij, do të përgjigjej shqiptarizmi, flamuri kombëtar, liria, shqiponja, etj. Po kështu edhe shumë joshqiptarë mund të acarohen nga pohimi im. Në fund te fundit sot pothuajse të gjithë njerëzit dhe popujt jetojnë në shtëpi. Pse pikërisht te shqiptarët shtëpia luaka një rol kaq të rëndësishëm? Edhe këtu dua të them qysh përpara se nuk dua të pohoj kurrsesi që kjo ndodh vetëm te shqiptarët.

  • Issue Year: 1995
  • Issue No: 04
  • Page Range: 022-027
  • Page Count: 6
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode