GABIMET Cover Image

GABIMET
GABIMET

Author(s): Arben Idrizi
Subject(s): Literary Texts
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: GABIMET; Ernest H

Summary/Abstract: Vjeshta e kishte përhapur buzëqeshjen e saj të ftohtë para se të fillonin shirat. Qysh se Ernest H. i ishte rënduar sëmundja, tashmë dhjetë vite, shirat vjeshtor shkaktonin dëme të mëdha në fshat dhe përreth. Ernest H. po e vështronte gruan nga dritarja Kopshti i mbuluar nga gjethet e pemëve i dukej si një shtrat i pistë spitali. Elina ishte duke i mbledhur pemët e rëna për tokë. Ena e madhe e thurur nga thuprat e thanës ishte dëmtuar në shumë vende. Ai shkoi në dhomën e pabanuar për ta gjetur ndonjë batanije të papërdorshme. Kur ia hodhi nga dritarja, mbase ngaqë i dha zor t’ia gjuante sa më afër, e zuri një kollë e fortë që ia shkallmoi mushkëritë.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 10-11-12
  • Page Range: 107-115
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian