European missing dynamics in Albanian politics Cover Image

Dinamika të munguara evropiane të politikës shqiptare
European missing dynamics in Albanian politics

Author(s): Pëllumb Xhufi
Subject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Botimet DUDAJ
Keywords: European missing dynamics ; Albanian politics

Summary/Abstract: Ndryshimi i sistemit në Shqipëri, solli shpërthimin e dinamikave të zhvillimit ekonomik, social e kulturor, që deri atëherë ishin mbajtur të ndrydhura. Shqipëria e kapitalizmit të parë, ajo e viteve 1990-të, kujtohet për mjerimin e saj të trashëguar, por edhe me etjen për ndryshim, që ndonëse në mënyrë kaotike, shprehej në ndryshimin e peizazhit tonë të përditshëm. Në atë kohë shumëkush që konstatonte plogështinë e ndeshur në vendet e tjera ish-komuniste, e shihte me simpati këtë zhvillim në kaos, duke harruar që gjithë ajo dinamikë në ndërtimin e kioskave, garazheve, shtëpive, magazinave, ishte e tillë, pra ishte marramendëse, edhe sepse ishte e paligjshme, edhe sepse bazohej në pushtimin e paligjshëm të territoreve e të pronave shtetërore e private. Zhvillimi lindi pra, në Shqipëri, me mëkatin fi llestar të mungesës së një shtrati ligjor, apo të krijimit të një legjislacioni të kontestuar dje si sot, siç është ai 7501 i pronave. Ky fakt, pas fazës së parë, ka bartur deri në ditët tona konfl ikte e frenim, që po e paguajmë shtrenjtë sot: mjafton t’i hidhet një sy gjendjes së bujqësisë, e vajtueshme dhe e pashpresë, ku i vetmi aktivitet për t’u shënuar është kthimi i sipërfaqeve dikur pjellore, të bonifi kuara e të ujitura, në truall ndërtimi e në zona kaotike urbane. Mjafton t’i hidhet një sy sektorit të minierave, i cili mund të ishte një tjetër shtyllë mbajtëse e ekonomisë shqiptare: imazhi i fëmijëve që mbledhin në trasta mineralin e kromit, duke rrezikuar edhe jetën, na kujton që në këtë sektor jemi kthyer në kohët prehistorike.

  • Issue Year: 2010
  • Issue No: 05
  • Page Range: 043-046
  • Page Count: 4
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode