RRETH KRYENGRITJES SË VITIT 1912
ABOUT THE 1912 UPRISING
Author(s): Zekeria CanaSubject(s): History
Published by: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Keywords: 1912 UPRISING; 1911 ;
Summary/Abstract: Kryengritja e vitit 1911 në Malësinë e Mbishkodrës ishte paralojë e asaj të vitit 1912. Acarimi i gjendjes ekonomike dhe politike e bënte konfliktin e armatosur kundër qeverisë të pashmangshëm. Lufta e mëtejme politike - parlamentare ishte një bjerrje koh e. Të kota qenë përpjekjet e deputetëve shqiptarë (të prirë nga I. Qemali dhe H. Prishtina) për të kërkuar edhe një herë zbatimin e reformave gjithëpërfshirëse - politike, ekonomike e kulturore në Shqipëri. Nuk doli gjë as nga përpejkja e H. Prishtinës (janar 1912) për t’ia mbushur mendjen Asim Beut, ministër i Jashtëm, se ishte pikërisht në interesin e Perandorisë Osmane që qeveria të deklaronte zyrtarisht kufijtë e Shqipërisë. Qeveria xhonturke i bëri veshët të shurdhër ndaj kërkesave kombëtare të shqiptarëve që deputeti i tyre i shpalosi edhe një herë në parlament, më 11 janar 1912. Veziri i madh, Haki Pasha, mori tagër ta quante H. Prishtinën si rebel, që kërkonte t’i vente zjarrin Perandorisë, ngaqë mori guximin që nga foltorja e parlamentit të fliste zëshëm e qartë për shpërfilljen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, përdhosjen e të drejtave kushtetuese dhe për terrorin e paparë që ushtria ushtroi mbi popullsinë shqiptare, pa lënë anash dënimin e rreptë të politikës së egër shoviniste të qeverisë në viset shqiptare. Në përmbyllje të fjalës së tij, deputeti Prishtina e kërcënoi qeverinëme një kryengritje të re po qe se nuk do të merreshin në dorë kërkesat kombëtare të shqiptarëve. Ato tashmë nuk mund të siguroheshin në rrugën e luftës parlamentare, bindje kjo që në rrethet e përparuara patriotike po forcohej gjithnjë e më shumë. Nga lufta trivjeçare (1909-1911) kundër regjimit xhonturk ato kishin dalë në përfundim se lëvizja e armatosur është e vetmja rrugë që shpie drejt qafës së malit - sigurimit të të drejtave kombëtare dhe hapjes së shtegut për përparimin ekonomik e kulturor të popullit shqiptar. Arritja e këtij objektivi e bënte të domosdoshme.
Journal: Gjurmime Albanologjike - Seria e shkencave historike
- Issue Year: 2009
- Issue No: 39
- Page Range: 009-023
- Page Count: 15
- Language: Albanian
- Content File-PDF