MITET E NJË DEBATI DHE ISLAMI MINIMALIST I SHQIPTARËVE
MITET E NJË DEBATI DHE ISLAMI MINIMALIST I SHQIPTARËVE
Author(s): Blerim LatifiSubject(s): Politics / Political Sciences
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: ISLAMI MINIMALIST ; SHQIPTARËVE ; Perëndimin
Summary/Abstract: Kohëve të fundit, në shtyp, janë shfaqur pikëpamjet e para të një debati, i cili ende nuk është hapur në shoqërinë kosovare. Ky është debati i vjetër për dilemën civilizuese të shqiptarëve. Ky debat ngrihet mbi një pyetje themelore: a janë shqiptarët më shumë me lindjen islamike apo me Perëndimin? Ngjitur me këtë pyetje është tjetra: çka përbën për integrimin e shqiptarëve në strukturat politike të Perëndimit, fakti se shumica prej tyre janë mysliman? “Oksidentalistët” ( t’i quajmë kështu kushtimisht) në këto pyetje janë të prerë: shqiptarët tërësisht i përkasin trungut kulturor perëndimor dhe se islami, si pasojë e një fatkeqësie historike, u është imponuar me dhunë. Në mënyrë implicite kjo nënkupton atë se çdo gjë e është imponuar me dhunë meriton të hedhet. “Orientalistët”, të cilët rëndom vijnë nga rrethet fetare islamike, kuptohet kanë një përgjigje tjetër.
Journal: Revistë Mikste Debatike për Çështje Shoqërore, Politikë, Kulturë Dhe Letërsi
- Issue Year: 2005
- Issue No: 08-09
- Page Range: 039-043
- Page Count: 5
- Language: Albanian