“Shqipëria” of Bucurest (1897-1899) about the alphabet of Albanian language  Cover Image
  • Price 4.50 €

“Shqipëria” e Bukureshtit (1897-1899) për alfabetin e gjuhës shqipe
“Shqipëria” of Bucurest (1897-1899) about the alphabet of Albanian language

Author(s): Tomor Osmani
Subject(s): Language and Literature Studies
Published by: Qendra e Studimeve Albanologjike
Keywords: Shqipëria; Bucurest ; 1897-1899; alphabet of Albanian language ; Albania; Albanian Language

Summary/Abstract: Fondit të publicistikës shqiptare në fund të shekullit XIX iu shtua edhe një organ tjetër i ri me karakter politik dhe kulturor i shoqërisë “Dituria”, “Shqipëria” (1897-1899) numri i parë i së cilës u botua më 10 maj 1897 në Bukuresht. Kjo e përkohshme qarkulloi fillimisht një herë në javë dhe pastaj u bë e përdyjavshme. “Shqipëria” botohej në formën e një fletoreje nën drejtimin e një komiteti ku arkëtar për pajtimet ishte Vissar Dodani. Në ballë të saj janë vënë dy shprehje kuptimplota: njëra në shqip: Shpresa të ngjall, dëshpërimi të shuan dhe tjetra në frëngjisht: La langue est en realité l’homme même, që më vonë u zëvendësua me shprehjen Shqipëria e shqiptarëvet. Në këtë fletore Vissar Dodani ishte drejtuesi kryesor i saj. Në shkrimet që botoi, krahas emrit të tij, ai përdori disa pseudonime. “Ishte koha, shkruan Vehbi Bala, kur Vissar Dodani qëndronte në pozita atdhetare e nuk kishte ra vetë në tradhti, ashtu siç bani më vonë, kur pranoi protektoratin italian mbi vendin tonë.”1) Në këtë organ bashkëpunuan edhe shumë patriotë shqiptarë, si: Thoma Avrami, Loni Logori, Murat Toptani etj. Platforma e saj kishte si pikësynim që t’i shërbente ndërgjegjësimit të shqiptarëve në përpjekjet kundër pushtuesit osman,

  • Issue Year: 2007
  • Issue No: 03-04
  • Page Range: 183-191
  • Page Count: 9
  • Language: Albanian