Shqiptarët memecë të Boris Budenit Cover Image

Shqiptarët memecë të Boris Budenit
Shqiptarët memecë të Boris Budenit

Author(s): Sezgin Boynik
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Qendra Për Studime Humanistike »Gani Bobi« Prishtinë
Keywords: Shqiptarët memecë ; Boris Budenit

Summary/Abstract: Njëra prej mënyrave bashkëkohore të kolonizimit zhvillohet përmes formave të reprezentimit, si trajtë e re e kontrollit kulturor dhe klasor. Kjo mund të vërehet në të gjitha degët e dijeve bashkëkohore, nga antropologjia deri te video arti. Siç dihet, reprezentimi është mënyrë e paraqitjes së tjetrit si të munguar në sistemin vetanak. Fjalët kryesore që e përcjellin këtë definicion, p.sh. “perceptimi”, “tjetri”, “jo-prania” dhe “sistemi”, mjaftojnë për të kuptuar edhe konotacionet politike të reprezentimit. Vepra e Michel Foucaultit, historianit dhe filozofit francez, ka treguar mjaft qartë se idetë që i kemi për institucionet kryesore perëndimore (çmendina, spitali, burgu dhe seksualiteti) bazohen në reprezentimin që e formon sistemi sundues, hegjemon. Njohësit e teorisë së Foucaultit e dinë se, sipas tij, në historinë e Perëndimit rol më të madh ka luajtur fenomeni i përjashtimit (përkatësisht jo-pranisë, mungesës). Sipas Foucaultit, zhvillimi i përjashtimit ndodh përmes teknikave progresive që definojnë modelet reprezentative të kyçjes. Kjo teori deri diku e ngatërruar e lidhjeve dialektike mes kyçjes dhe shkyçjes do të na bëhet më e qartë në shembullin e reprezentimit të Orientit.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 06-07
  • Page Range: 037-046
  • Page Count: 10
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode