Discussion on Giuiliano Bonfantes' paper Cover Image
  • Price 4.50 €

Diskutim mbi kumtesën e Giuliano Bonfantes
Discussion on Giuiliano Bonfantes' paper

Author(s): Eqrem Çabej
Subject(s): Cultural Essay, Political Essay, Societal Essay
Published by: Përpjekja
Keywords: Discussion ;Guiliano Bonfante;Albania;

Summary/Abstract: Në lidhje me kumtesën shumë interesante të Prof. Giuliano Bonfantes edhe në lidhje me diskutimet që u bënë rreth saj, po lejohem të prek sa më shkurt vetëm tri pika: E para, marrëdhëniet rumune-shqiptare; e dyta, huazimet latine të shqipes; e treta, huazimet greke të vjetra të shqipes. Që nga F. Miklosichi e këtej është thënë se marrëdhëniet leksikore rumuneshqiptare rrjedhin prej një burimi të tretë, prej një substrati, trak ose dak, si ta quajmë, substrat gjuhësor i kohës antike. Aty ndërtohet një ekuacion me dy të panjohura: rrjedhohen (derivohen) fjalë nga një substrat, për të cilin për këto fjalë që janë në diskutim, nuk dimë as gjënë me të vogël. Po t’i analizojmë përkundrazi këto marrëdhënie leksikore një nga një, shohim se një pjesë e mirë e tyre gjejnë shpjegim evident në gjuhën shqipe, edhe bile një shpjegim prej një periode relativisht të vonë të kësaj gjuhe, të zhvillimit të saj të brendshëm, edhe jo shumë të vjetër, afërsisht të mesjetës së hershme. Kështu që në vend që të kemi përpara nesh “elemente pararomake” (gjermanisht “vorrömsiche Bestandteile”), kemi të bëjmë shpeshherë me elemente mesjetare të hershme. Le ta sqarojmë këtë me disa shembuj. Kemi fjalën bashkë, “ndukë”, një bashkë lesh, rumanisht bascã.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 21
  • Page Range: 009-011
  • Page Count: 3
  • Language: Albanian
Toggle Accessibility Mode