Edgar Allan Poe Cover Image
  • Price 4.50 €

Edgar Allan Poe
Edgar Allan Poe

Author(s): D. H. Lawrence
Subject(s): Literary Texts
Published by: Përpjekja
Keywords: Edgar Allan Poe; Literature; Albania

Summary/Abstract: Poe nuk merret me indianët dhe natyrën. Ai nuk ka punë as me Vëllezërit e Kuq apo Vigvamët. Poe është krejtësisht i zhytur në procesin e shkatërrimit të psikikës së tij. Ashtu siç e kemi përmendur, ritmi i artit amerikan është i dyfishtë: a) Shkatërrimi dhe shpërbërja e ndërgjegjes së vjetër; b) Formimi në vend të saj i ndërgjegjes së re; Te Fenimore Cooper të dy këto procese ecin së bashku. Poe, nga ana e tij, njeh vetëm njërin prej tyre, atë të shkatërrimit. Më tepër se sa një artist kjo e bën atë të jetë shkencëtar. Moralistët më kot janë munduar gjithmonë të marrin me mend se përse ka qenë nevoja të shkruheshin kallëzimet e “çuditshme” të Poe-së. Në fakt ato duheshin shkruar sepse gjërat e vjetra duhej të vdisnin dhe shkatërroheshin, sepse psikika e vjetër e të bardhëve duhej dora-dorës të shpërbëhej përpara se të shfaqej diçka tjetër. Njeriu duhet të zhvishet edhe nga vetja e tij. Dhe shpesh herë ky proces është tepër i dhimbshëm.

  • Issue Year: 2005
  • Issue No: 21
  • Page Range: 066-080
  • Page Count: 15
  • Language: Albanian